E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danushi: Jo, arbitraritetit te politikaneve me pronat

Pronaret falenderojne Transparence International Albania, si organizaten e vetme qe po shqetesohet per problemin e pronave ne Shqiperi. Kryetari i Shoqates Pronesi me Drejtesi, Rrapo Danushi, ne nje leter te hapur, i ben thirrje politikes te marre seriozisht ceshtjen e pronave. "Kerkojme t'i jepet fund arbitraritetit te politikaneve, mbi pronat tona ne respektimit te titujve te pronesise, qe duhet te jete detyrim prioritar per t'u zgjidhur nga vete shteti", shkruan Danushi. Sipas tij, anarkia e prones u shkaktua dhe vazhdon te mbrohet, me qellim perfitimi nga politikanet. "Nje prone e perfituar me ligje ose me menyra qe nuk perputhen me Kushtetuten, sic ishte ligji i reformes agrare ne 1947, ose prona qe eshte perfituar me grabitje dhe cdo vendim apo akt qe bie ndesh me titujt e pronesise, duhet te anulohet nga vete shteti dhe prona t'i kthehet pronarit", vleresoi ai. Sipas Danushit, vetem ne kete menyre, populli do te shpetoje nga imoraliteti i politikaneve. Ai ngriti shqetesimin se Kushtetuta per ceshtjen e pronave, vazhdon te shkelet nga vete shteti me ligjet dhe vendimet e miratuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›