E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, gati marreveshja me Katarin, per investimet

Kryeministri Berisha u nis diten e djeshme per nje vizite zyrtare dy-ditore ne Katar, me ftese te kryeministrit te Katarit, Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Ne kete vizite, kreu i qeverise shoqerohet nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Gjate vizites se tij ne Katar, kryeministri Berisha do te pritet nga Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe nga kryeministri i ketij vendi, Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Pas bisedimeve, midis te dyja paleve do te nenshkruhet nje marreveshje per sigurine e investimeve. Po keshtu kryeministri Berisha, do te zhvilloje disa takime me biznesmene nga Katari dhe do te pritet nga Presidenti i Shoqates se Biznesit te Katarit, Isa abu Isa. Gjate dites se pare te vizites se tij, kryeministri Berisha do te jape edhe nje interviste ne televizion Al Xhazira. Po keshtu, ne vazhdim te vizites, Kryeministri Berisha do te vizitoje Muzeun Islamik te Artit, Akademine "Aspire" dhe do te takohet me perfaqesues te Fondacionit "Katar". Vizita, e cila do te jete e fokusuar kryesisht ne sensin ekonomik, dhe qe do te startoje me nenshkrimin e disa marreveshjeve me kete qeveri arabike ne fushen ekonomike, pritet te shenoje nje zhvillim me te forte te marredhenieve mes paleve. Vete perberja e delegacionit, ku spikasin ministri i Financave, Bode dhe numri i larte i perfaqesuesve te biznesit, flet per interesin ekonomike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›