E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Pronat, qytetaret pa informim

Rozeta Rapushi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ngriti dje zerin per mungese transparence ne procesin e tjetersimit te pronave. I pranishem ne seminarin nderkombetar me teme: "Aksesi per informacion, cfare mund te beje Avokati i Popullit", kreu i shtetit mori si shembull negativ, terrin informativ qe po shoqeron procesin e pronave. "Ne mjaft raste, qytetaret jane te painformuar, nuk gjejne aksesin e duhur per t'u informuar, shpeshhere keto veprime administrative edhe nga punonjes te rendomte te administrates, behen ne konspiracion pikerisht per te realizuar qellime te erreta te tjetersimit te prones. Pra, eshte me i pranishem ne media, pikerisht per shkak te mungeses se plote te transparences per marrjen e informacionit", ngriti shqetesim Topi. "Qytetaret po enden neper zyrat e administrates, ku gjejne zyrtare te rendomte qe s'pergjigjen", tha Topi. Sipas tij, ceshtja e prones, vazhdon te jete me e rendesishmja ne Shqiperi, me te cilen vazhdohet te perballet vendi dhe pas tranzicionit. "Une e mendoj qe eshte nje detyrim dhe aspak nje e drejte, e cila mund te dyzohet; nje informacion mund te jepet ose mund te mos jepet. Pra, eshte nje e drejte ekskluzive dhe e rendesishme, eshte qe transparenca ne kohen e duhur, heq te gjitha mundesite per t'u futur ne debatin kaotik", u shpreh Topi. Kreu i shtetit, vuri ne dukje, se sa me transparent te jete nje institucion, apo nje person qe mbulon nje detyre te rendesishme, aq me pak e mundshme eshte qe te kete nje dizinformacion, lidhur me nje ceshtje te caktuar. Sipas Presidentit, ne momentin qe futet nje informacion i gabuar atehere ngjallet nje debat kaotik, qe eshte shume i veshtire te mbyllet. "Kjo e fut ceshtjen ne nje korrelacion, qe i ben institucionet te jene me te dobeta, i ben institucionet qe te jene padyshim ne nje situate po aq kaotike. Une mendoj qe perpjekjet per te zhvilluar shtetin e se drejtes ne Shqiperi, jane perpjekje konstante, jane perpjekje te cdo dite", vijoi ai. Te gjitha institucionet, sipas Presidentit, pavaresisht kritikave e mangesive, kane bere progres ne punen e tyre. Jo vetem ne zbatimin e detyrimit qe ka politika ne funksion te qytetarit, por jane dhe disa detyrime qe duhet te plotesohen per t'u integruar ne Evrope. "Ne diskutojme per aksesin per informim dhe ai qe eshte me i interesuar, eshte pikerisht qytetari i thjeshte. Dhe kur shihet qe ka nje vemendje te institucioneve, partnereve, te njerezve qe ne shkembejme eksperienca, ne prani edhe te medias, atehere qytetari ndjehet edhe me i qete, pret shume qe kjo situate dita-dites te beje me shume progres", u shpreh Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›