Pronaret: S'kemi me besim te republikanet
Pronaret tradhtojne Partine Republikane. Te mbledhur rreth shoqates "Pronesi me Drejtesi", pronaret nuk kane me besim te bisedojne e ankohen tek republikanet, per shqetesimet e tyre. Parti, e cila deri me sot, ka sherbyer si nje ure per depozitimin e amendamenteve ligjore apo kerkesave te pronareve ne rruge ligjore ne Kuvend. Nje prej perfaqesueseve te kesaj shoqate, Rreshit Vorbsi, tha dje per gazeten "Koha Jone", se nuk po merren me me partite politike ne Kuvend, jo vetem me PD-PS, por as republikanet. Te ndare ne qendrimin mbi shtyrjen e afatit te depozitimit te dosjeve te pronave, tek komisionet qe merren me shqyrtimin e tyre, pronaret kane gjetur te tjera lidhje me Kuvendit. Kete here, jane deputetet e perjashtuar nga Partia Demokratike, qe do te krijojne te ashtuquajturit "Polin e Lirise", Gilman Bakalli dhe Spartak Ngjela. "Ne kemi propozuar nje amendament ne lidhje me ndryshimin e afatit te depozitimit te dosjeve. Ja dorezuam deputetit Bakalli, pasi me te ndajme te njejtin qendrim, ndryshe nga partite e tjera politike apo deputetet", u shpreh Vorbsi. Ky veprim duket se po e ndan nje here e mire, kete pjese te shoqerise nga Partia Republikane, e njohur prej vitesh si mbeshtetese e fuqishme e kesaj pjese te shoqerise. Ndryshe, kjo perkthehet dhe si nje humbje per PR-ne ne kete prag zgjedhjesh, e cila i ka pasur deri me sot te sigurta votat e tyre ne cdo proces. R. R.