E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardafonin nuk e solla unë

Nga Agon Sinanaj më 15 qershor 2011 në ora 07:23

Ideja për krijimin e një MVNO’je ka lindur dhe ka përfunduar përpara se unë të vijë në PTK dhe në Kosovë. Unë i ekzekutoj vendimet e Bordit. Kontrata si kontratë nuk është e dëmshme. Ndihem plotësisht i pastër. Si kryeshef ekzekutiv i PTK’së, kam arritur suksese të mëdha. Për Express, flet Shyqri Haxha, kryeshef ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Express: Pothuajse secili kryeshef ekzekutiv i PTK’së që nga paslufta nuk ka dalë i pastër prej kësaj zyre. Në mesin e javës së kaluar, një njollë madhe është vënë edhe mbi ju... Si e shihni krejt atë çka ka ndodhur prej të mërkurës së kaluar e deri sot?
Haxha: Unë qysh po ndihna?! Në anglisht është një shprehje “mixed-feelings”. Po ndihna shumë mirë që nuk kam bërë asgjë të keqe. As nuk jam në kundërshtim me ligjin. Jam plotësisht i pastër. Mirëpo, po ndihna në anën tjetër pak keq që paskan mundësi të ndodhin këto gjëra, që edhe kur punon shumë, edhe kur je i pastër, nganjëherë po ndodhkan edhe këto.

Express: Aktakuza thotë që ju e nënshkruat kontratën me Dardafonin, edhe pse e keni ditur se me ketë kontratë i shkaktohen PTK’së humbje prej qindra mijëra eurosh...
Haxha: Kontrata si kontratë nuk është e dëmshme. Unë kur kam ardhur në PTK, ky proces ka qenë i mbyllur, prej A deri në ZH. Ky është një proces që është bërë pa prezencën time, jo vetëm në PTK, por pa prezencën time fare në Kosovë. Unë kam dalë nga Kosova në vitin 1993 dhe ky është rasti i parë dhe puna e parë që e kam marrë në Kosovë, më 15 dhjetor 2008.

Express: Megjithatë, z. Haxha, nënshkrimi juaj është pothuajse në çdo faqe të asaj kontrate, e cila po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës...
Haxha: Unë obligohem me ligj që t’i ekzekutoj vendimet e Bordit, respektivisht vendimet e aksionarit. Në këtë rast aksionari ka zgjedhur Bordin, i cili e ka zhvilluar këtë kompani. Këto borde e kanë mbajtur këtë kompani gjallë. Kjo kompani ka ekzistuar dhe ka funksionuar edhe para se të vijë unë këtu.

Intervistën e plotë mund ta lexoi në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›