Zak thotë “po”

Zakarija Boyd, i njohur me pseudonimin Zak, ka pranuar fajësinë se ka qenë i përfshirë në një konspiracion për të siguruar mbështetje materiale për terroristët. Gjykimi është mbajtur në Gjykatën Federale të New Bern, të Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Zak është njëri prej shtatë pjesëtarëve të një grupi të arrestuar nga FBI’ja në verën e vitit 2009, kur u prangos edhe Hysen Sherifi, shqiptari nga Gjilani, i cili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte shkuar si refugjat lufte.
Zakarija, 22 vjeçar, qytetar i SHBA’së dhe banor i Karolinës së Veriut, akuzohet se së bashku me shtatë të pandehur të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Sherifi, nga nëntori i vitit 2006, e deri së paku në korrik të vitit 2009, kur edhe u arrestuan, bënin plane për të siguruar mbështetje materiale dhe burime për terroristët, duke përfshirë, para për trajnim dhe sigurim transporti.
Në rast të dënimit, për ndihmë organizatave terroriste, atëherë Zak mund të përballet deri më 15 vjet burgim, pasuar me mbikëqyrje në afat prej tre vjetësh.
Zakarija është njëri nga djemtë e Daniel Patrick Boydit, i arrestuar nën të njëjtat akuza, i cili më 9 shkurt të këtij viti, gjithashtu e ka pranuar fajësinë, se bënin plane për vrasje, rrëmbim, gjymtim dhe plagosje të personave në vende të huaja.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...