E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli i raporton presidentes Jahjaga

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 15:58

Presidentja Atifete Jahjaga priti sot në një takim pune zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë, Begjet Pacollin, i cili e njoftoi Presidenten e vendit për vizitat në disa vende afrikane dhe për lobimin që po e bën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e miqve të Kosovës në misionet konkrete të vullnetit të mirë.

"Zëvendëskryeministri Pacolli e informoi Presidenten edhe për gjendjen ekonomike, për politikën e privatizimit, për investimet në Kosovë, duke gjetur mundësinë e shfrytëzimit të fondit të privatizimit për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës", thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Presidentja Jahjaga, po ashtu, e vlerësoi punën e Pacolli në kapërcimin e ngërçit politik dhe në zgjedhjen e Presidentes, si faktor uniteti dhe konsensusi, duke theksuar angazhimin për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›