E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojnë rezultate

Diplomati amerikan, Philip Gordon tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin dallimet në mënyrë kreative, derisa u bëri thirrje palëve të avancojnë në dialog. Për bisedimet e nisura, foli edhe Zëvendëspresidenti Joe Biden në letrën përshëndetëse dërguar Konferencës së Sarajevës, pjesë e së cilës ishte edhe Ministri Enver Hoxhaj. Nga Shpend Limoni më 15 qershor 2011 në ora 07:28

Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara në çështjen e dialogut.

Kështu ka deklaruar Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, Philip Gordon të martën në Sarajevë.

Zyrtari amerikan ka mbajtur një fjalim në konferencën “Ballkani Perëndimor: Përparim, Stagnim apo Regres”, ku është ftuar nga Qendra Marrëdhënie Transatlantike të Universitetit Hopkins (SAIS) dhe Fondacionit Amerikë – Bosnjë. Kjo konferencë është përshëndetur edhe nga Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden. Edhe Biden në letrën e tij ka përmendur dialogun Kosovë –Serbi duke thënë se po diskutohen “çështje konkrete”, derisa ka folur edhe për situatën e përgjithshme në rajon.

“Korrupsioni vazhdon të shkaktojë vështirësi për tërë rajonin dhe rimëkëmbja ekonomike ka qenë shumë e ngadalshme dhe disproporcionale”, ka shkruar zëvendëspresidenti amerikan.

Pas Sarajevës, Gordon pritet të vizitojë Kroacinë, Kosovën dhe Serbinë.
Gjatë fjalimit që kryesisht i është kushtuar situatës në Bosnjë e Hercegovinë, Gordon ka përmendur edhe shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Kosovën.
“Kosova së voni ka festuar trevjetorin e pavarësisë së saj dhe vazhdon të bëjë progres si një demokraci multietnike”, ka thënë ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›