Dardan Berisha: Kosova mburret me mua

Basketbollisti pejan Dardan Berisha ka thënë se mbarë Kosova bën tifo për të dhe krenohet që ai luan për Përfaqësuesen e Polonisë. Këto deklarata Berisha i ka dhënë për sajtin polak, "Sport.pl". 21-vjeçari është pjesë e Përfaqësueses polake që po luan në eliminatoret për Kampionatin Evropian të vitit 2011. Ai deri më tani ka zhvilluar pesë ndeshje me Poloninë dhe ka një mesatare prej 7.2 pikëve për ndeshje. Në dy takimet e fundit, me Belgjikën dhe Gjeorgjinë fundori kosovar u paraqit në pesëshen e parë të Polonisë.
"Nuk kam pasur zgjidhje tjetër, sepse FIBA nuk e njeh Përfaqësuesen e Kosovës. Kam mundur të pres deri në njohje, por sa gjatë do të shkojë kjo punë nuk e di", ka deklaruar Berisha. "Në Kosovë askujt nuk i pengon që unë luaj për Përfaqësuesen e Polonisë. Përkundrazi, njerëzit janë të interesuar për paraqitjet që kam dhe krenohen të gjithë me mua".
Berisha është pjesë e klubit të njohur polak Anwil, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
Polonia bën pjesë në grupin C të divizionit A të eliminatoreve së bashku me Bullgarinë, Gjeorgjinë, Belgjikën dhe Portugalinë. Aktualisht është e dyta në grup me tetë pikë, sa kanë edhe Bullgaria e Gjeorgjia.