E Diel, 1 Nëntor 2026

Boateng ndihet gati: Nuk kam frikë

“Jam gati të luaj në çdo pozicion të mesfushës dhe të jap gjithnjë maksimumin. Ky është një hap i madh në karrierën time, do t’ua shpërblej të gjithë atyre që besuan tek unë. Konkurrenca nuk më tremb. Do të punoj fort dhe do të mësoi nga Pirlo, Gatuzo e Sedorf”, pohoi mes të tjerash futbollisti i përfaqësueses së Ganës.

Boateng ka treguar menjëherë formë të mirë në ndeshjen stërvitore që kuqezinjtë zhvilluan paraditen e djeshme me ekipin e të rinjve. Prandaj mediat italiane raportojnë se nuk përjashtohet mundësia që trajneri Alegri ta aktivizojë që në përballjen e së dielës mbrëma kundër Juventusit në Trofeun Berluskoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›