E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, 101 të vdekur dhe 150 të plagosur nga shpërthimi në një lokal nate

Të paktën 101 persona të vdekur dhe rreth 150 të tjerë të plagosur është bilanci i një zjarri të fuqishëm që shpërtheu në një klub nate në qytetin Perm në Uralet ruse. Lajmi u publikua prej agjencive te lajmeve në Rusi, ku shtohet se zjarri, që shpërtheu rreth orës 23:15 me orën lokale në Moskë ( 21:15 me orën tonë ), ka ardhur si pasojë e pakujdesisë në përdorimin e fishekzjarreve nga ku është shoqëruar prej disa shpërthimeve të fuqishme brënda ambjenteve të lokalit të natës. Bëhet e ditur se të paktën 200 persona ishin në lokal gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi.
Sipas autoriteteve ruse, zjarri ka rënë fillimisht në një zonë të papopulluar të ambjentit duke shkaktuar shumë tym.
Nga shpërthimi i ndodhur shumë prej viktimave kanë gjetur vdekjen si pasojë e toksikimit prej tymit të flakëve.
Fillimisht u dyshua për një tjetër akt terrorist, por policia ruse hodhi poshtë pistën e një atentati të tillë.
Me datë 27 nëntor, një atentat me bombë kundër një linje hekurudhore nga Moska për në Shën Petersburgu shkaktoi 26 viktima dhe dhjetra të plagosur.
Sulmi ndaj trenit u mor përsipër prej një grupi terroristësh kaukazianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›