NATO siguron 7 mijë trupa shtesë për në Afganistan
Vendimi i këtyre vendeve vjen pas deklaratës së presidentit Barak Obama për dërgimin e 30 mijë ushtarëve amerikanë atje.
"Kombet po i kthejnë fjalët në vepra'', deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Ander Fogh Rasmusen në një konferencë shtypi, pas takimit me ministrat e Jashtëm të aleancës.
"Të paktën 25 vende do të dërgojnë trupa shtesë. Ato kanë ofruar rreth 7 000 ushtarë. Ky është solidariteti në veprim që do të ketë një efekt të fuqishëm në terren'', theksoi ai.