E Diel, 1 Nëntor 2026

Darjani, fëmija i parë i vitit 2011 lind në Elbasan

ELBASAN- Quhet Darjan, dhe ka lindur vetëm një minutë pas ndërrimit të viteve. Ai është fëmija i parë që ka lindur në Shqipëri për vitin 2011. Darjani ka lindur në orën 00.01 minuta të mëngjesit të së shtunës, në spitalin Obstetrik Gjinekologjik të qytetit të Elbasanit.

Darjani ishte fëmija i parë i ciftit Genci dhe Besmira Muço.Nënës i është dashur t’i kryhet një ndërhyrje kirurgjikale. Darjani i cili ka lindur 3.4 kilogram gëzon shëndet të plotë gjithashtu edhe nëna e tij.

Ne Tirane një foshnje e seksit femër ka qënë lindja e parë për Vitin e Ri 2011 në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa më pas kanë ardhur në jetë edhe 2 bebe të tjera.

Bebja e parë për këtë vit erdhi në jetë 10 minuta pas ndërrimit të viteve (në orën 00:10). "Lindja ka qënë me operacion dhe bebja me peshë 3 kg e 500 gram gëzon shëndet të mirë”, tha për mediat mjeku Artur Habili.
Pas lindjes së parë, tha ai, në këtë maternitet janë kryer dhe dy lindje të tjera.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›