E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD :Rama mashtron ska ultimatum

Partia Demokratike, nepermjet deputetit te saj Aldo Bumci shprehu dhe njehere qendrimin se ne darken e Strasburgut nuk eshte dhene asnje ultimatum ndaj maxhorances. Bumci tha se Edi Rama dhe Partia Socialiste mashtrojne me deklarata te tilla. Institucionet demokratike nuk japin kurre ultimatume, tha Bumci.

"Qe pas darkes ne Strasburg dhe deri dje, Edvin Kristaq Rama dhe kasnecet e tij, deklarojne dhe mashtrojne cdo dite se ne darken e Strasburgut eshte leshuar ultimatum ndaj maxhorances. Kete trillim perseriti dhe dje zoti Rama ne deklarimin e tij per shtyp, ku citoi: Afati dy javor ka pa dyshim nje permbajtje ultimative, te cilen zoti Berisha nuk ka asnje arsye as ta dyshoje dhe as ta mohoje perderisa na eshte thene fare shkoqur nga miqte dhe partneret e Shqiperise. Une jam sot ketu per te denoncuar kete mashtrim te paskrupullt te zotit Rama, genjeshter qe ka ne themel botekuptimin e bllokmeneve te rinj. Dua te rikujtoj zotin Rama se institucionet demokratike nuk japin kurre ultimatume ndaj maxhorancave demokratike te nje vendi te lire. Ultimatume japin njerez si Bin Ladeni, apo politikane me mentalitete totalitare", deklaroi Aldo Bumci.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e diel , 30 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›