E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet paralele serbe në Mitrovicë e Novobërdë, shpallen rezultatet

SNS e Tomisllav Nikoliçit ka fituar zgjedhjet lokale paralele në veri të Mitrovicës, ndërsa në Novo Bërdë, Partia Socialiste e Millosheviçit.Kështu radikalët e Nikoliçit me 17,55 % të votave janë vetëm 0,3 % para Partisë së Koshtunicës dhe 0,6 % asaj Demokratike të Tadiçit me të cilën pritet të formojnë pushtetin lokalë paralel në veri të Mitrovicës.

Iniciativa qytetare e Oliver Ivanoviçit, që aktualisht është Sekretar Sheti pranë Ministrisë për Kosovën, ka arritur të fitoj vetëm 7,33 % të votatve serbe në Veri. Ndërsa në Novo Bërdë, socialistët e Millosheviçit fituan bindshëm me 40 % të votave duke lënë mbrapa Partinë e Tadiçit me 30 % të votave të fituara.

Edhe pse incidenti serbo-shqiptar i së dielës në Urën e Ibrit, ishte në qendër të vëmendjes së mediave të Serbisë, në shënjestër të serbëve në Veri të Mitrovicës ishin edhe boshnjakët e Rasim Lajiçit që ishin në garë për pushtetin lokal. Aktivistët e kësaj partie socialdemokrate u sulmuan nga njerëz me maska dhe përkundër partneritetit të madh me strukturat shtetërore.

Ndryshe, më 24 dhjetor të vitit të kaluar, qeveria e Serbisë mori vendim për shpërndarjen e kuvendeve komunale të Mitrovicës dhe Novo Bërdës, dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna paralele të Kosovës. Pas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian, janë shprehur se nuk do ti njohin rezultatete e këtyre zgjedhjeve duke I vlerëusar jolegjitime.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›