E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka e festes kujdes me ngrenien

Gjatë ditëve të festave, vecanërisht nga tryeza e vitit të ri, peshës sonë trupore i shtohen afërsisht 2 deri në 4 kilogram. Ky është një lajm aspak i mirë për ata që kanë  probleme me mbi peshën. Dietologët pohojnë se guzhina e shqiparëve për festa përmban shumë kalori si shkak i përdorimit të asortimenteve si mishi, por edhe  ëmbëlsira si bakllavaja. Gjithësesi këshilla e tyre nuk është privimi nga shijet mira të guzhinës, por kujdesi në konsumimin e pjatave.

"Është mirë që ti provojmë të gjitha gjërat që kemi mbi tavolinë. Mirë do ishte që thjesht të kishim pak kujdes me sasinë dhe mos të tejkalonim me një ushqim të caktuar po të mundohemi të marrim nga pak nga të gjitha, qoftë dhe nga grupi i mishit, nga ëmblësirat, nga frutat. Idea është gjithmonë që të cohemi nga tavolina të ngopur", tha Ana Gjoçi, dietologe

Ka edhe një këshillë tjetër të rëndësishme nga specialistët. Menjëherë pas ditëve të festave ne duhet të shmangim nga tryeza e përditshme mishin dhe ëmbëlsirat. "Është mirë që pas festave të mundohemi të kemi një ushqim që nuk përfshin mish, dhe ëmbëlsira. Detoksifikohemi nga këto dhe përdorim perimet dhe frutat. Sa më shumë perime, sa më pak mish, ndoshta fusim peshkun, për ta zëvendësuar mishin dhe për mos të lënë mënjanë proteinat e tij", thotë dietologia.

Një ndikim të madh në kaloritë  e tepërta ka edhe alkooli. Megjithatë pavarësisht luftës me kaloritë ushqimore, këshilla më e mirë është të shijojmë festat në maksimum.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›