E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Sot festojme me te lire

Për kryeministrin Berisha  2011 do të jetë një vit i madh për Shqipërinë. Shefi i qeverisë krahas urimit për një vit të ri të mbarë, shprehet se në 12 muajt e ardhshëm do të konkretizohen sërish ambiciet e merituara të shqiptarëve.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, në këto çaste gëzimi por edhe meditimi, unë mendoj se pavarësisht nga vështirësitë dhe herë herë dhimbjet, me të cilat jemi përballur gjatë vitit që lamë pas, ne sonte presim Vitin e Ri 2011 me krenari të ligjshme dhe me mirënjohjen më të thellë për veten, njëri tjetrin, për përpjekjet, sakrificat dhe arritjet tona. Shqipëria europiane, integrimi europian janë dhe mbeten projekti ynë më madhor për vitin 2011 e në vazhdim. Si bashkëqytetar, prind, familjar, mik por edhe Kryeministri juaj, dua t’i bashkoj urimin tim, me atë të njerëzve tuaj të dashur, për një vit të ri, më të mirë, më të begatë, më të qetë për çdonjërin prej jush, miqtë dhe të dashurit tuaj. Uroj shumë gëzime, mbarësi, shpresë dhe lumturi për të gjithë ju dhe shqiptarët kudo që janë. Zoti e bekoftë Shqipërinë “të bukurën e dheut”, e miqtë  tanë kudo në botë! Gezuar", shprehu kryeministri Berisha në urimin e tij…

Nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes dhe Shkodra, e cila e mbylli me përmbytje 2010-n. Në mesazhin e fundvitit shefi i qeverisë i kujton banorëve se i ndodhet pranë.  Po ashtu, ai ka bërë dhe një bilanc të 12 muajve që lamë pas. "Gjatë vitit 2010 me mundin, djersën, iniciativën e lirë dhe reformat tona, arritëm që ekonomia jonë dhe në kohën e krizës së rëndë ekonomike  të botës të shënojë rritjen më të lartë në Europë", tha ai.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›