E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrullat policore 24 ore ne sherbim

Nata e nderrimit te viteve ka bere qe policia te hartoje nje plan te ri masah per garantimin e sigurise dhe rendit ne kryeqytet. Patrullat e pergjithshme jane dyfishuar ndersa sherbimet rrugore do te jene pergjate 24 oreve ne sherbim. "Strukturat e policisë dhe komisariatet e saj në varësi garantojnë një shërbim 24 orë të pandërprerë. Ky shërbim kontrollon gjithë territorin e qarkut, dhe monitoron cdo metër katror të qarkut të Tiranës", tha Lorenc Shehu, Shef i Rendit dhe Sigurise Publike.

Sipas Shehut qytetaret duhet te regohen te kujdesshem ne perdorimin e fishekzjarreve pasi eksperienca e viteve te kaluara ka deshmuar mjaft ngjarje aksidentale ne perdorimin e tyre pa kriter.

"Drejtoria e policisë e qarkut Tiranë duke u nisur dhe nga eksperienca e viteve të kaluara, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, në mënyrë të vecantë në përdorimin e fishekëzjarreve që të mos ketë dëmtime dhe pasoja tek përdoruesit e tyre. Në numrat e telefonit që ka vënë në dispozicion policia, 129 dhe 126 të denoncojë në cdo kohë dhe të kërkojë ndihmë te policia, pasi shërbimet e policisë do të jenë prezente në cdo kohë pranë tyre", tha Shehu.

Policia e kryeqytetit do te mbuloje cdo pjese te territorit ndersa nje mbrojtje e vecante do tu sigurohet dhe objekteve shtetrore dhe selive te huaja diplomatike.

Jul Kasapi Azhornuar së fundi ( e premte , 31 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›