Darka e gabuar e Kadarese

“Eshte nje darke qe shumekush e quajti te gabuar dhe per fatin e personazhit ka qene nje darke qe ndoshta nuk duhej bere. Veprimi zgjatet deri ne vitet tona dhe nis ne 43-shin”, eshte shprehur Kadare.
Kjo darke, sipas shkrimtarit, vazhdon te preke historine dhe problematikat aktuale te shqiptareve.
“Dashur pa dashur ka nje prekje me historine. Pavaresisht se eshte nje darke e vertete. Por e tille qe ende sot vazhdojne te diskutohen”, tha Kadare.
Emrat e vertete te pjesemarresve te darkes qe i referohet Kadareja, nuk zbulohen. Per personazhet dytesore te romanit, jane perdorur emrat origjinale.
Perpos librit te tij me teme nga e kaluara vendase, i pyetur mbi ecurine e letersise shqiptare pas viteve ’90, krahasuar me letersine e realizmit socialist, Kadare nuk e vecon aspak. Sipas tij, ajo ka nje ecuri normale.
“Ecen ne nje rruge normale. As nuk mund te ankohemi, as nuk mund te marrim zjarr me shume sec duhen. Leteresia vazhdon te zhvillohet me anen e saj me te keqe dhe me anen e saj me te mire”, pohoi Kadare.
Lidhur me letersine e realizmit socialist. “Ka qene nje periudhe shume e gjate. Ndoshta duhet te kaloje edhe nje fare kohe sa te aplikohet me gjakftohtesi ajo periudhe”, pohoi shkrimtari.
I pyetur mbi projektet letrare per te ardhmen, Kadare thote se eshte duke punuar. Per cfare behet fjale, do te mbetet per t’u zbuluar ne botimin e ardhshem.