Te henen votohet Kodi Elektoral

Rendimi i gjendjes shendetesore te disa prej grevisteve duket se ka percaktuar edhe vendimin e dy partive te medha per te kaluar kodin te henen, duke spostuar per te enjten miratimin ne parim te buxhetit.
Ky vendim i ka paraprire edhe kembenguljes se deputeteve greviste per te negociuar disa nene te kodit per administrimin dhe numrimin e votave, ku LSI-ja dhe PDK-ja kerkojne te kene perfaqesuesit e tyre ne komisione.
«I kemi kerkuar Partise Socialiste dhe Partise Demokratike zyrtarisht, me shkrim dhe me goje, te bashkepunojme per te zgjidhur krizen, por deri tani nuk kemi marre asnje pergjigje prej tyre», eshte shprehur deputeti i LSI-se, Dritan Prifti.
Por duket se e vetmja pergjigje qe do te vije per deputetet greviste eshte seanca ku do te miratohet Kodi i ri Elektoral, nenet e debatueshme te te cilit i kane mbrojtur pa asnje dallim para gazetareve dy ekspertet e partive te medha.
Ata shpjeguan fillimisht arsyet e reduktimit te numrit te anetareve te KQZ-se nga 9 ne 7, kjo si reflektim ndaj kritikes se raportit te OSBE-se per zgjedhjet lokale te 2007-es.
«Aty flitet qarte per zvogelimin e numrit te komisionereve per arsye se numri i madh i tyre sjell probleme ne administrimin e zgjedhjeve. Shtimi i numrit jo domosdoshmerisht sjell edhe cilesi ne vendimarrje si dhe ka sjelle edhe probleme te vazhdueshme ne administrimin e zgjedhjeve, por na duhet edhe koha e shkurter per nxjerrjen e rezultateve ne menyre qe te kete stabilitet te ketij procesi», shpjegoi eksperti i PS-se, Damian Gjiknuri.
Ekspertet, duke kujtuar se ka qene e hershme ideja e administritmit te zgjedhjeve nga sherbimi civil, shpjeguan perse nuk mund te aplikohet ne keto zgjedhje ky model qe tani eshte hedhur si ide kompromisi nga deputetet greviste.
«Tradita shqiptare ka treguar qe per te krijuar besimin midis pjesemarresve ne kete proces te rendesishem politik, duhet te garantojme perfaqesim te mjaftueshem, nje balance te nevojshme per te krijuar besimin e paleve, por nga ana tjeter duke garantuar efikasitetin e komisioneve», tha eksperti demokrat, Oert Bylykbashi.
Sa per shtimin e personave qe do te numerojne voten, nje tjeter propozim per negociatet nga grevistet, ekspertet thane se eshte e panevojshme, pasi per here te pare ne Shqiperi kodi garanton transparence maksimale, duke qene se cdo vote do te regjistrohet nga kamerat gjate numrimit dhe do te kontrollohet ne kohe reale nga vezhguesit.
«Cdo parti e cila pavaresisht se nuk ka anetare ne grupet e numrimit ka mundesi ne kohe reale te kontestoje voten. Vezhguesit kane po aq te drejta sac kane anetaret e numrimit te votave», tha Gjiknuri.
Keto pergjigje te eksperteve duket se nuk lene vend per ndryshimin e neneve te kundershtuara nga grevistet, cka do te thote se te henen ne parlament do te zhvillohet nje nga seancat me te jashtezakonshme dhe ndoshta me te tensionuarat e kesaj legjislature.