E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka e gabuar, premierë në Teatrin Kombëtar

Eshte shfaqur mbreme ne Teatrin Kombetar premiera “Darka e gabuar”. Me regji te Fatos Haxhiraj dhe nje kaste mjaft te mire aktoresh, duket se pjesa ia ka arritur qellimit. Vepra e shkrimtarit Ismail Kadare eshte dramatizuar me sukses, duke percjelle tek spekatori emocione.

“Darka e gabuar” është kronikë e ndryshimeve dramatike, përmbysjeve, përjetimeve të dhunshme, tragjikomedisë që kaloi Shqipëria që nga kapitullimi i Italisë, pushtimi gjerman e deri në vdekjen e Stalinit, kohë kur hidheshin themelet e “Rendit të Ri”, komunist.

Ngjarjet ndodhin në Gjirokastër ku jeton dhe punon doktor Gurameto i madh, (Bujar Asqeriu), kirurg i qytetit, i cili ka studiuar në Gjermani. Pararoja e trupave gjermane që futen nga Greqia për të pushtuar Shqipërinë qëllohet nga komunistët. Si rrjedhojë qyteti bombardohet dhe në vazhdim merren peng 80 civilë.

Doktor Gurameto i madh fton për darkë komandantin nazist, Fritz Von Shvabe (Ndriçim Xhepa) që ka qenë dikur shok shkolle me të. Në përfundim të “Darkës” pengjet lirohen dhe doktor Gurameto shihet si hero në sytë e disave, shpëtues i qytetit dhe si armik, në sytë e të tjerëve. Kjo “Darkë” u bë e “Gabuar” pasi fatalisht përcaktoi kthesën në jetën e doktorit.
Pjesa do te shfaqet Teatrin Kombetar edhe sonte ne mbremje.

Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 maj 2010 )

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›