E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu koncert në Tiranë

Tenori Saimir Pirgu nga nje teater madheshtor si ‘Covent Garden’ ne nje teater ku e therrasin rrenjet si Teatri i Operas nguron te flase per gazetaret. Ne buzeqeshje ai thote se e ka me te lehte te kendoje para qindra personave. Saimiri Pirgu eshte djaloshi shqiptar qe po trondit dhe magjeps skenat boterore operistike, shume i ri por plot ambicie per te ardhmen.

Nje koncert ne Tirane e ka dashur shume dhe ka bere te pamunduren ta fuse ne axhenden e tij te ngjeshur teksa po korr duartrokitjet e publikut londinez me “Traviaten” per krah sopranos tjeter shqiptare te sukseshme Ermonela Jaho.

“Shqipëria është brenda meje. Emri shqiptar më ka ndihmuar shumë, si në anën time personale, por dhe per t’u njohur në botë. Nuk janë të shumtë tenorët shqiptarë përveç atyre që ne njohim, Gjipali apo Inva Mula, Ermonela Jaho e shumë të tjerë që kanë filluar tani. Më ka ndihmuar fakti që jam shqiptar edhe në identifikimin tim” tha Pirgu.

“Shume here fati me ka perkedhelur” thote ai, por arma me e forte per ta mbajtur fatin nga vetja eshte studimi i perditshem.
Tenori Pirgu i lindur ne Elbasan ne vitin 1981 ka prekur skenat me te njohura boterore.

Ka debutuar ne Strasburg ne operan “Cosi fan tutte’ kur ishte vetem 22 vjec dhe qe prej asaj kohe ka krijuar harten e tij te shfaqjeve ne berlin, Vjene, Munich, Hamburg, Zurich, Madrid, Rome, Bologna ne opera si “Dona Giovani”, “Cosi fan tutte”, “Elisir D’amore”, “Falstaff”, “Traviata”, “Rigoletto”, “Giani Schichi”. Mbremjen e se dieles ai performoi ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane nje permbledhje me arie nga rolet e tij me te mira.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›