E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darling:Do ketë zgjidhje për krizën

Ka startuar takimi i ministrave të Financave të 20 vendeve më të industrializuara në botë që po zhvillohet ë Britaninë e Madhe. Takimi i ministrave të Financave të G20-ës synon të gjejë zgjidhje për krizën më të rëndë ekonomike që nga koha e depresionit të madh të viteve '30, të shekullit XX. Ministri britanik i Financave, Alistair Darling ka hapur punimet e G20-ë, duke u shprehur praktikisht i sigurt se do të ecet përpara pas diskutimeve shumë të dobishme gjatë darkës së mbrëmshme. Ministrat e Financave dhe guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të mëdha të industrializuara dhe atyre në zhvillim janë mbledhur në një hotel në Horsham, rreth pesëdhjetë kilometra larg kryeqytetit britanik Londër, ku do të zhvillohet samiti i kryetarëve të shteteve të G20-ës më 2 prill. "Ajo që unë kërkoj është një angazhim i hapur që secili të bëjë gjithçka të nevojshme për të luftuar krizën ekonomike dhe financiare", tha Darling. Teksa gjatë ditëve të fundit janë shfaqur divergjenca veçanërisht në Europë dhe SHBA lidhur me veprimet prioritare që duhen kryer, reforma në rregulla apo rimëkëmbje, Darling njoftoi se vendet duhej të përqendroheshin mbi tri probleme të mëdha: mbështetja e ekonomisë, të veprohej në mënyrë të tillë që bankat të rifillojnë të japin hua dhe sigurisht të sigurohet që jo vetëm një pjesë e botës, por e gjithë bota të përfitojë nga kjo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›