Merr flakë hyrja në Yzberisht, s'ka të dëmtuar

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Kombinat, si pasojë një ndërtesë ka marrë flakë në zonën e Frigoriferit, mes Yzberishtit dhe Kombinatit. Zjarrëfikësit janë nisur në vendngjarje. Sipas informacioneve të para, nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale të banesës. Zjarrëfikësit nga kryeqyteti kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.