E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashamir Shehi: Berisha i tërhequr, më i rëndësishëm për PD

TIRANE-Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ta-shmë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demo-kratike, insiston për një analizë të hollësishme të humbjes së të djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Shehi përmend arsyet kryesore që çuan në humbjen e thellë të së djathtës, si tejzgjatja e pushtetit, ekzagjerimi i pragmatizmit, përqendrimi i pushtetit tek një grup ministrash, korrupsioni dhe kriza ekonomike. Shehi thotë se Sali Berisha, i dorëhequr është më i rëndësishëm për PD-në sesa në krye të partisë. Ai vlerëson garën për pasuesin e tij, pavarësisht se sipas tij, më parë duhej të bëhej analiza e zgjedhjeve, por Shehi beson se një gjë e tillë do të bëhet në shtator. Mes dy kandidatëve për kreun e ri të PD-së, ish-themeluesi dhe ish-zëvendëskryeministri i PD-së, shprehet se më shumë shanse për fitore ka Lulzim Basha. Kjo sipas Shehit, për faktin se z. Basha ka një armë të fortë, atë të Bashkisë së Tiranës. Ai apelon që të bëhet kujdes për për-zgjedhjen, në të kundërt paralajmëron shkatërrim të së djathtës brenda 4 viteve të ardhshme.
Z.Shehi, ju keni hedhur idenë e shkrirjes së partive të vogla me Partinë Demokratike? Pse pikërisht ky ribashkim i së djathtës përreth PD-së?
Kjo është një ide në qarkullim prej kohësh dhe mendoj se duhet të marrë formë në vjeshtë, në mbledhjen e grupit të ri parlamentar. Por më parë të shohim se kush do të jetë lidershipi i ri i PD-së, aleancat që do mbeten apo krijohen. Pra, janë një sërë faktorësh që duhen parë, pasi e djathta po kalon një moment të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve më 23 qershor.
A është e vështirë ringritja e së djathtës, pavarësisht humbjes së thellë dhe si mund të arrihet një gjë e tillë?
E djathta i ka të gjitha mundësitë dhe përveç kësaj, është edhe dëshira e mijëra qytetarëve, që duan ta shohin sërish të fortë dhe të ringritur të djathtën shqiptare. Unë personalisht kam besim.
Pse erdhi kjo humbje kaq e thellë e së djathtës?
Humbja erdhi si rezultat i një sërë faktorësh. Është tejzgjatja e pushtetit, me 8 vite dhe synimi për të marrë edhe një mandat të tretë qeverisës. Nuk u administrua siç duhet qeverisja, e cila u përqendrua në një grup njerëzish, një grup ministrash, të cilët qëndruan të palëvizur nga postet. I tejkaluan kompetencat, arritën deri atje sa të bënin dhe ndarje krahinore. Një tjetër faktor është kriza ekonomike. Këtë krizë e ndjenë më shumë qytetarët dhe këtë e shfaqën me votë në zgjedhje. Kishte ekzagjerim të pragmatizmit në politikë. Ky lloj pragmatizmi filloi me Xhuvelin, pastaj me qeverinë, pastaj me LSI-në derisa vazhdoi me transferimin e së djathtës. Dhe kjo gjë sigurisht që e zhvlerësoi të djathtën, politikën dhe përcolli një frymë të errët. Kur vetë e djathta dhe politika ishte bërë pragmatiste, si mund të kërkojë nga qytetarët moral dhe idealizëm?! Iu kërkua qytetarëve që të bëheshin më idealistë se vetë ata, por qytetarët e reflektuan qartë me votë, duke e bërë humbëse të djathtën.
I gjithë faji i humbjes bie mbi liderin Sali Berisha?
Përveç atyre që thashë më lart, i pari Berisha është një qeveri-sje e tej-zgjatur, madje pretendonte për të pasur një mandat të tretë në politikë.
Dorëheqja e Berishës e ndihmon apo e dëmton riforci-min e së djathtës?
Unë besoj se koha do ta bëjë të veten me dorë-heqjen në favor të tij dhe të PD-së. Z.Berisha e ka bërë vendin e vet në histori. Do të ishte një budallëk i madh të ngatërronte figurën e vet me një histori postzgjedhore, e cila ka ligjet e veta dhe kohët veta për t’u realizuar. Me pak fjalë, Berisha i tërhequr është më i rëndësishëm për Partinë Demokratike sesa i patërhequr dhe në krye të PD-së.
Si e konsideroni garën për pasuesin e Berishës në PD?
Ka disa elementë pozitivë kjo garë, por vërej që u bë me një nxitim. Brenda një jave dolën kandidatët, brenda tri javëve data e zgje-dhjeve dhe alternativë kemi vetëm dy. Gjykoj se më parë duhej të bëhej një analizë për faktorët që çuan në humbjen e thellë të aleancës së dja-thtë. Megjithatë, mendoj se së pari po bëhet një garë reale, madje për herë të parë në Partinë Demokratike dhe kjo është shumë e rëndësishme. Së dyti, është gjetur një formulë revolucionare dhe mjaft pozitive e zgjedhjes së kryetarit të ri përmes parimit “një anëtar, një votë”. Së treti, kandidatët garues janë relativisht të rinj për të pasur kohën e nevojshme për të rinovuar Partinë Demokratike. Të dy kandidatët janë të pjekur dhe me eksperiencë në politikë, ndaj mendoj se është bërë një përzgjedhje e mirë.
Do t’i konsideroja pozitive këto elementë dhe sigurisht në vjeshtë do të verifikohet edhe përzgjedhja që është bërë, sepse gjykoj se do të bëhet një analizë e hollësishme e humbjes së 23 qershorit dhe do të krijohet një platformë e re e së djathtës.
Ju kë shihni si më të denjë për pasues të Berishës në PD, Lulzim Bashën apo Sokol Olldashin?
Duke mos qënë pjesë e brendshme e Partisë demokratike, për mua është mëse korrekte që të qëndroj asnjanës në këtë betejë brenda PD-së. Por gjykoj se z.Basha ka një armë më shumë në luftën politike, ka Bashkinë e Tiranës. Kjo mund t’i shërbejë më shumë Partisë Demokratike, me një Tiranë të administruar mirë dhe si një investim për tërë PD-në.
Sipas jush, a do të gjejë forca e djathta për t’u ringritur sërish dhe për të shkuar e sigurt drejt një fitoreje të re?
Kjo do të varet nga trendi që do të marrë politika. Kemi një verifikim të zgjedhjeve, janë ato administrate pas dy vitesh. De-mokracia është zhvillim, kështu që brenda 4 vitesh do të kemi shanse për të verifikuar fuqinë tonë. Shanset janë, por 4 vite janë kohë e mjaftueshme për ta shkatërruar një forcë politike.
Çfarë do të thoni me ketë…?
Nëse zgjedhjet do të jenë të gabuara e politika s’do të jetë serioze, do të shkatërrohet e djathta dhe fillimi është shtatori.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›