Forcohen valutat, dobësohet leku
TIRANE-Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur në këtë periudhë leku shqiptar forcohej kundrejt valutave, tregu ynë i këmbimit po karakterizohet nga një dobësim i monedhës sonë.
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro shkëmbehet me 140.3 lekë, ndërsa dollari me 107.5. lekë. Ndërkohë që në korrik të një viti më parë, euro shkëmbehej me 137.4 lekë, ndërsa monedha amerikane me 111.7 lekë.
Forcimi i euros në tregun tonë të këmbimit është pasojë e mungesës së valutës, ndërkohë që kërkesa mbetet e lartë. Për shkak të krizës në Eurozonë, emigrantët kanë dërguar më pak para në atdhe, ndërkohë që sezoni turistik ende nuk ka prekur kulmin e tij, atëherë kur shënohet edhe fluksi më i madh i turistëve të huaj.
Ndrëkohë që dobësimi i dollarit ësht pasojë kryesisht e ecurisë së bursave ndërkombëtare. Një euro e fortë penalizon të gjithë ata që kanë marrë kredi në këtë monedhë dhe të ardhurat i kanë në lek, pasi do të paguajnë më shumë për këstet mujore.
Nga ana tjetër, pritet shtrenjtim i mallrave të importit që vijnë nga vende europiane. Nga forcimi i euros preket edhe qeveria, që do të paguajë më shumë për interesa të borxhit të jashtëm.
Ndërkohë që nga kjo situatë përfitojnë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.
(d.b/BalkanWeb)