E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina bën mavi Shkodrën. Në lagjen e saj merr vetëm 30 vota më shumë se PS

jozefina-topalli-sakte-ulurEdhe në bashkinë e Shkodrës ka fituar Partia Socialiste, madje në lagjen e Jozefina Topallit, Tre heronjtë, PD ka marrë vetëm 30 vota më shumë se PS.

Për herë të parë pas 23 vitesh Partia Demokratike në Shkodër ka heshtur pas rezultatit shkatërrues.

Të dhënat e deritanishme nga KZAZ-të e qarkut kanë tronditur  PD-në.

Gjatë gjithë ditës të djeshme nuk ka pasur asnjë dalje publike të kryetares së parlamentit dhe njëkohësisht kryesueses së listës së PD-së në qarkun e Shkodrës, Jozefina Topalli.

Në qarkun e Shkodrës PD ka marrë 5 mandate, PS 5 dhe 1 mandat LSI./A.Xh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›