E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashi kthen QSUT në pazar, lokalet dhe qebaptoret pushtojnë spitalet

Brenda territorit të QSUT ndodhen mbi 20 lokale, fast food-e dhe tezga, produktet shiten në kushte skandaloze

Mjafton të disponosh një gjysmë fugoni e të zaptosh një copëz vend në zemër të spitalit më të madh në vend,  ku të shesësh çtë ë dora që nga rrobat e brendshme për të sëmurët e spitalit e deri tek fruta perimet e kavanozat e kompostove që piqen

në diell e mund të dalësh i fituar pa shumë mundim. Kohët e fundit përpos kushteve mizerabël e mungesës së theksuar të medikamenteve pacientëve në spitalin më të madh në vend, u duhet të përballen edhe me shtimin në masë të lokaleve e qebaptoreve, kioskave nga më të ndryshmet e tezgat që përpos zhurmave e shtimit të ndotjes përbëjnë edhe probleme qetësie për pacientët e spitalit. Pothuajse çdo javë shtohen pa kriter kioska lokale, apo tezga që tregtojnë produkte ushqimore nga më të ndryshmet të cilat përveçse qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë të ekspozuara në diell e në përgjithësi nuk janë të kontrolluara. Por edhe pse të gjitha kioskat apo lokalet të cilat janë brenda territorit të spitalit po shtohen dita ditës duke i zënë frymën atyre pak hapësirave për të sëmurët, askush nuk shqetësohet për këtë fenomen i cili në vendet e tjera do të përbënte një skandal të madh. Në lidhje me këtë personi i parë që nuk shqetësohet për këtë amulli skandaloze që ka pllakosur spitalin më të madh në vend është pikërisht drejtori i QSUT-së Ilir Dashi i cili përpos indiferencës nuk merr as mundimin për ti dhënë fund lejimit të ndërtimit  të shtimit të tezgave e lokaleve pa fund që duken sikur kanë zaptuar çdo metër katror të qendrës spitalore më të madhe në vend. Përveç aferave me medikamentet që ua mungon pacientëve të cilëve u duhet që të blejnë gjithçka privatisht që nga termometri e deri tek pambuku apo qetësuesit drejtori i QSUT-së tashmë lejon shtimin pa kriter të kioskave qebaptoreve apo lokaleve në territorin  brendshëm të spitalit më të madh në vend. Gazeta SOT në vëzhgimet e vazhdueshme në spitalin më të madh në vend përpos mungesës së medikamenteve denoncon tashmë skandalin e shtimit pa kriter të gjithfarë bizneseve të cilat në shumicën e rasteve bëhen palë me vetë drejtorin e QSUT-së apo me mjekët e pavijoneve në këtë spital. Gjendja në spitalin më të madh në vend javët e fundit është tejet e tensionuar pasi sipas qytetarëve që janë të shtruar në pavijonet e spitalit nga java në javë po shtohen pa ndalur lokalet që kanë zaptuar tashmë dhe lulishtet, apo edhe fastfudet, apo kioskat që nuk kanë as kushtet më elementare të sigurisë ushqimore ku kavanozat e kompostove qëndrojnë për muaj të tërë të ekspozuar në diell apo frutat e perimet shiten në kushte skandaloze në peshore që përmbajnë mijëra mikrobe. Por jo vetëm kaq, edhe ushqimet e shpejta në fastfode sipas vëzhgimeve nga gazeta janë të një cilësie tejt problematike pasi sipas vetë pronarëve të këtyre bizneseve në momentin që drejtori i spitalit u ka dhënë lejen për ushtrimin e biznesit ata janë të mbrojtur edhe nga institucionet e kontrolleve ushqimore që në asnjë rast nuk kanë ushtruar kontrolle në këto biznese. Cilësia e këtyre produkteve është shumë me probleme pasi sipas vetë të afërmve të të sëmurëve në shumë raste ushqimet që përdoren për to janë të vjetra e kanë humbur të gjitha vetitë ushqyese. Por edhe restorantet apo tezgat i disponojnë produktet ushqimore jo të freskëta e në këtë rast tezgat apo fastfudet janë shumë pak të besueshme për të afërmit e pacientëve që janë të detyruar të ushqehen në to.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›