E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSH miraton 9 leje për 3 hidrocentrale, 3 fshatra turistikë dhe 2 parqe eolike

Miratohet ndërhyrja në Porto Romano, projekti me vlerë 10 milionë euro

Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, ka mataruar dje nëntë leje, tre për ndërtimin e hidrocentraleve, tre leje për ndërtimin e fshatrave turistikë dhe tre masterplane për zhvillimin e energjisë së erës. Një tjetër leje e mataruar nga KRRTSH

ishte edhe vendimi për studim depozita bregdetare, terminal karburantesh, fshati Rinia, Porto Romano, me sipërfaqe 31983 m2 dhe me investitor Europetrol Durrës Albania. Kryeministri Berisha, njëherësh kryetar i KRRTRSH-së, veçoi të një rëndësie të veçantë vendimet për ndërtimin e parqeve eolike dhe miratimin e studime për sheshe ndërtimi për disa hidrocentrale. Ndërkohë Këshilli i Rregullimit të Territorit ka hapur dritën jeshile për ndërtimin edhe të dy parqeve të tjera të mëdha me erë, njëri prej të cilëve në Korçë, ndërsa tjetri në komunën e Kryevidhit, shumë pranë zonës turistike, dhe një fshati turistik me kapacitete akomodimi prej 30 mijë personash në Vilë-Bashtovë komuna Gosë, Kavajë.


Hidrocentralet
Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit ka marrë një seri vendimesh për sektorin e energjisë dhe turizmit. Fillimisht u miratua masterplani për parqet eolike në Cëravë, Vreshtas dhe Qendër Bilisht, të Qarkut Korçë. Sipas sipërmarrësve të projektit mësohet se kjo vepër do të shtrihet në një hapësire prej 4125 hektarë dhe parashikon gjithashtu dhe ndërtimin e 54 km rrugë të re. Më pas KRTRSH miratoi dhe masterplanin për parkun energjetik eolik në kodrat e Kryevidhit në zonën e Kavajës, me vlerë 144 milion euro. Pas prezantimit të projektit kryeministri Sali Berisha i shtoi dhe një element të rëndësishëm për shkak të rëndësisë turistike që paraqet kjo zonë. Berisha Duhet të jepni garanci për zero ndotje akustike Të paktën 5 hidrocetrale parashikohen të ndërtohen në komunat Zapod dhe Topojan të Kukësit. Projekti flet për një fuqi të instaluar prej 25.3 mega dhe prodhim vjetor të energjisë në sasinë 120 milion kilovat/orë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë 30 milion euro, do të punësojë në ndërtim 380 punëtorë, 65 prej të cilëve do të jenë punonjës të përhershëm. Kryeministri qartësoi se ky projekt do të zbatohet pasi të jetë zgjidhur më parë çështja e ujërave në këtë zonë me qeverinë e Kosovës. Gjithashtu në mbledhjen e djeshme KRTRSH miratoi dhe studimin urbanistik për shesh ndërtimi për hidrocentral në Martanesh të Bulqizës me fuqi 3.4 mega dhe prodhim vjetor 18 milion kilovat/orë. Një tjetër projekt në këtë fushë është dhe ai për hidrocentral në Komunën e Lukovës, me kapacitet prodhues 38 milion kilovat/orë në vit.


Turizmi
Në fushën e turizmit, KRTRSH miratoi projektin për planin e përgjithshëm rregullues të zonës turistike të Vilë-Bashtovës si dhe planin e përgjithshëm rregullues të Komunës Gosë, Kavajë. Projekti parasheh ruajtje të aseteve natyrore të zonës, popullimin e saj prej të paktën 30 mijë pushuesish, duke e shndërruar atë në një nga projektet më të rëndësishëm në fushën e turizmit. Gjithashtu është miratuar edhe masterplanit për zonën turistike PogradecDrilon. Situata në këtë zonë paraqitet pozitive për sa i takon ndërtimeve të cilat aktualisht janë të pakta. Projekti mundëson një turizëm të qëndrueshëm që aktualisht është vetëm ditor, ndërsa ka të zgjidhur problemin e trajtimit të ujërave të zeza. Pak përpara miratimit të tij, kryeministri kërkoi të merren parasysh 2 çështje thelbësore. Kryeministri Berisha kërkoi të zgjidhet problemi i tokës. Projektuesi tha që nuk është tokë pjellore, por kryeministri e vuri në dyshim, si dhe të respektohen konventat për ruajtjen e liqenit të Ohrit. KRTRSH i hapi rrugë edhe studimit për depozita bregdetare, terminal karburantesh në Porto Romano të Qarkut Durrës me vlerë 10 milion euro si dhe ndryshim projekti të fabrikës së çimentos "Colacem".

Projektet e miratuar nga KRRTRSH
1. Projektimit të Masterplanit për ndërtimin, instalimin dhe shfrytëzimin e centraleve elektrike me erë Parku eolik KAPPET, komuna Çerravë, Vreshtas, Qendër Bilisht, qarku Korçë. Në këtë projekt është parashikuar instalimi i 82 eurogjenratorëve
2. Projektimit dhe Masterplanin e Parkut Energjetik dhe Eolik në Kryevidh, qarku Tiranë.
Lidhur me parkun eolik në Kryevidh. Sipas studiuesve janë matur parametrat e erës në haqe të ndryshme kohore. Këtu do të instalohen 63 eurogjenerator.
3. Shesh ndërtimi për hidrocentralin e Sasajt, në komunën Lukovë. Hidrocentrali i Sasajt parashikon ndërtimin e një tuneli 2.35 kilometra dhe një kapacitet prodhues prej 38 milion kilovat/orë energji në vit. Investimi është në vlerën e 144 milion eurove.
4. Studimin urbanistik dhe sheshin e ndërtimit për hidrocentralet Bele1, Bele2, Orgjost i ri, Topojan 1, Topojan 2, në komunat Zapod dhe Topojan, qarku Kukës.
Hidrocentralet, një investim në vlerën e 30 milion eurove.
5. Studimin urbanistik dhe sheshin e ndërtimit për hidrocentralin Peshk, Martanesh.
Ky hidrocentral do të ketë një fuqi të instaluar prej 3.4 megavat dhe prodhim prej 18 milion kilovat/orë energji në vit.
6. Studim depozita bregdetare, terminal karburantesh, fshati Rinia, Porto Romano, qarku Durrës, me sipërfaqe 31983 m2, investitor Europetrol Durrës Albania. Projekti ka një vlerë investimi prej 10 milion euro.
7. KRRTSH mitari dje edhe ndryshim i projektit të fabrikës së çimentos Colacem, brenda kufijve të lejes së sheshit të miratuar më parë. Prezantuesi i projektit shpjegoi para anëtarëve të këshillimit avantazhet e këtij ndryshimi
8. Projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të zonës turistike Vilë-Bashtovë  komuna Gosë, Kavajë. Projekti turistik parashikon një investim prej 1.2 miliard euro mjedise akomoduese për 30 mijë pushues dhe i rikthen Vilë-Bashtovës, vlerat  e mëdha që ka kjo zonë.
9. Projektimit për Masterplanin e zonës turistike Pogradec-Drilon dhe masterplanin e zonës turistike Pogradec-Drilon, në komunën Buçimas, qarku Korçë. Kryeministri Berisha kërkoi që të respektohen Konventat për ruajtjen e liqenit të Ohrit, si dhe të shihet mundësia e integrimit të kësaj zone në masterplanin  e përgjithshëm të liqenit.

Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›