E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalon në komision drafti për auditin e brendshëm

Komisioni për Ekonominë në mbledhjen e djeshme ka miratuar ndryshimet në ligjin për auditin e brendshëm të institucioneve publike. Burime nga kuvendi bëjnë të ditur se komisioni  mori në shqyrtim projektligjin Për disa ndryshime në ligjin nr. 9720, datë 23.4.2007,

Për auditimin e brendshëm në sektorin publik. Ndryshimet e propozuara synojnë përmirësimin e standardeve të punës për realizimin e procedurave të auditimit në përputhje me ato ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian, me qëllim plotësimin e kërkesave për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së. Deri më tani  ka pasur një përvojë pozitive në fushën e auditimit të brendshëm. Ndryshimet e paraqitura sigurojnë përmirësimet e mundshme të propozuara nga ekspertë të ministrive, të shoqërisë civile, Bashkimit Evropian, etj. Gjithashtu, synohet ti jepet përgjigje një sërë problemeve që sistemi i auditimit has në punën e tij. Pas diskutimit, Komisioni e miratoi në parim projektligjin në fjalë dhe do të vijojë diskutimet nen për nen në mbledhjet e ardhshme.

BB premton projekt mbështetës për Shqipërinë
Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë me projekte edhe në të ardhmen. Menaxhere vendore e Bankës Botërore, Greta Minxhozi, u shpreh gjatë  konferencës A mund të shndërrohet Shqipëria në model rajonal të zhvillimit të qëndrueshëm, se institucioni që ajo përfaqëson, ka një strategji 4-vjeçare mbështetjeje në sektorë të ndryshëm. Ministri i Ekonomisë, i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, tha se rritja e marrëdhënieve tregtare dhe investimeve do të bëjë të mundur zhvillimin dhe integrimin e këtij rajoni. Stabiliteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm makroekonomik, e kanë kthyer Shqipërinë në një model rajonal të zhvillimit, ishte konkluzioni i dalë gjatë konferencës së zhvilluar në mjediset e Universitetit Marin  Barleti.

Last Updated on E Marte, 06 Korrik 2010 20:06

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›