E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashnor Sula Kandidatura e Sali Shehut per kreun e KLSH Topi u nxitua

Vendim i nxituar, mungesë konsultimi dhe mosplotësim kushtesh janë vetëm tre vlerësimet e para që deputeti demokrat dhe anëtari i komisionit të Ligjeve, Dashnor Sula ka dhënë për dekretimin e Sali Shehut nga ana e presidentit të republikës, Bamir Topi, si kandidat për kreun e kontrollit të lartë të shtetit.

Sula paralajmëron kështu një bllokim të mundshëm të rrugës së Sali Shehut drejt KLSH-së nga mazhoranca parlamentare, e cila ndryshe nga sa pritej nuk është konsultuar paraprakisht aspak nga kreu i shtetit për kandidaturën e një institucioni të rëndësishëm kushtetues.

Sula thotë se kandidatura e Sali Shehut për kreun e KLSH-së është e dyshimtë edhe për një fakt tjetër se ai njihet si një i afërm i presidentit Topi dhe deklarata merr më shumë nota shqetësuese për propozimin e kreut të shtetit kur kritika vjen nga një figurë që dikur njihej si mbështetës i presidentit.

Së fundi anëtari demokrat komentoi edhe nismën e djeshme të opozitës për të mbledhur një tryezë për reformën në drejtuesit duke e cilësuar atë si një show televiziv ndërsa kujtoi se është e njëjta forcë politike e cila nuk voton prej 3 vjetësh ligjin e gjykatës administrative aq të domosdoshme për biznesin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›