INTERVISTA/ Presidenti Bamir Topi rrëfen jetën
Presidenti Topi në një intervistë në emisionin Debat në Vizion Plus me gazetarin Alfred Peza rrëfen momente të rëndësishme nga jeta dhe karriera e tij. Zoti Topi tregon se si ka njohur Kryeministrin Sali Berisha, garat e tij elektorale, marrëdhëniet familjare, por dhe kontaktet e tij si kreu i shtetit me personalitete të rëndësishme botërore.
Zoti President, si i keni përjetuar lëvizjet e para demokratike në Tiranë?
Mbaj mend një moment është një episod shumë interesant. Ende pa filluar ngjarjet në Qytetin Studenti, ka qenë lëvizja studentore te Pallati i Kulturës, kam qenë me shoq1ërinë time dhe i mbaj mend personazhet e asaj nate. Kemi qenë në përfundim të xhiros së darkës, para se të shkonim, ne bënim edhe një stop tjetër ku mund të takoheshim edhe me shokë të tjerë të shoqërisë sonë, dhe ekzaktësisht kemi qenë te Xhamia e Ethem Beut dhe nga bulevardi, në mënyrë fare të papritur, vjen një grup të rinjsh, mund të ishin rreth 30 veta dhe filluan të hedhin parulla që nuk ishin të zakonshme për atë periudhë. Ishin parulla që linin të kuptonin se diçka po lëvizte dhe filluan të këndojnë këngë për mëmëdhenë.
Ju milituat në PD në atë kohë, u bëtë anëtar. Morët pjesë në ndonjë seksion, si ka qenë kontakti juaj i parë?
Padyshim, pa i specifikuar gjërat se jemi në një intervistë të një spektri më të gjerë, unë që nga fillimi kam qenë në PD dhe janë të fiksuara shumë momente kur selia e PD-së ishte te rruga Fortuzi, pastaj te Rruga e Kavajës, dhe mjaftë episode, por në preferencat e viteve të para të demokracisë unë dëshiroja që të kompletoja pjesën time që kishte të bënte me profesionin, prandaj iu përkushtova më shumë pjesës së Institutit dhe në 1996 qe ai angazhim i fortë, politik, konkret, që vazhdoi dhe vazhdon.
Si hytë në listat e PD-së si kandidat për deputet dhe më pas në zgjedhjet e majit? Keni pasur në atë kohë kontakte me Berishën?
Natyrisht! Kam pasur kontakte direkt me zotin Berisha.
Kur jeni takuar për herë të parë me Berishën?
Unë e kam në memorie momentin para se të vinte demokracia. Zoti Berisha ishte një mjek i njohur, koleg dhe mik i vëllait tim, i Flamurit dhe njihej si personazh, si kardiolog i njohur. Pastaj, jeta bën të vetëm që njihesh dhe takohesh.
Po në rrethana familjare dhe shoqërore?
Jo, në rrethana shoqërore jo, por në një takim të rastësishëm në bulevard, unë e mbaj mend shumë mirë dhe referovatë hyja në jetën politike. Isha kandidat për deputet në një zonë të malësisë së Tiranës, një zonë shumë e gjerë që kufizohej me Krujën, Matin, Librazhdin, me Peqinin, Elbasanin dhe Kavajën. Zona 40, shumë interesante.
Sa për qind e aktivitetit tuaj zhvillohen në Presidencë dhe sa jashtë kësaj godine?
90 për qind të aktiviteteve zhvillohen këtu dhe 10 për qind në Pallatin e Brigadave.
A ka Presidenca këndin e historikut të saj, që tregon vijimësinë e këtij institucioni, siç kanë të gjitha presidencat në botë?
Presidenca ka bibliotekën e vet, relativisht e pasur, por që i shkon natyrës së këtij institucioni. Nuk ka një pavijon të historikut të Presidencës, kjo nuk do të thotë se nuk është mirë për ta filluar, sepse është një institucion që ka historikun e vet, padyshim, dhe mbas restaurimit të këtyre ambienteve është menduar për ta filluar dhe për të vendosur qoftë fotografi të aktivitetit të Presidencës, por dhe momentet më të rëndësishme që kanë të bëjnë jo vetëm me Presidencën, por me Shqipërinë, me historinë e shtetit, me integrimin.
Kam informacion që ky projekt mund të jetë pjesë e festimit të 100-vjetorit të shtetit shqiptar?
Unë mendoj se viti që vjen është vit jashtëzakonisht i rëndësishëm, ku do të ketë një sërë veprimtarish që lidhen edhe me këtë institucion. E kemi këtë projekt në zhvillim dhe besoj se shumë shpejt do ta prezantojmë për të qenë gati për të gjithë dimensionin që kërkon viti i 100-të i pavarësisë së shtetit shqiptar.
Kur e filloni ditën tuaj të punës?
Dita e punës fillon përgjithësisht në orën 9 të mëngjesit, pastaj takime ka dhe pasdite, por dhe të orëve të vona, që jo domosdoshmërisht kryhen në këto ambiente. Takime zhvilloj dhe në zyrën time, që kam në banesën time.
Babai juaj është marrë me lajmet në radio?
Babai ka qenë i pari që ka dhënë lajmet një anglisht pas luftës, falë mësimit të gjuhës angleze në një kolegj në Stamboll, Robert Colege, një pjesë të studimeve dhe më pas në kolegjin Harry Fultz. Ai merrte informacion në anglisht dhe në mënyrë shumë të kujdesshme e transmetonte atë.
Sa vjet vazhdoi të japë lajmet anglisht në radio babai juaj?
Unë nuk kisha ardhur në jetë në atë kohë, sepse ishte menjëherë pas luftës. Pastaj erdhi një ngjarje tjetër, e cila duhet konsideruar si një moment i hidhur për jetën e tij dhe të familjes. Ai u arrestua në vitin 1950. Akuza ishte shumë e thjeshtë, për të marrë të gjithë pasurinë e familjes, e cila llogaritej në ar, akuzë e komplikuar dhe me elementë të tjerë.
Kush është njeriu që ka qenë modeli dhe frymëzuesi në jetën tuaj deri sa ju dolët në jetë?
Unë e kam pasur dhe e kam ende modelin në familje, është im vëlla, Flamuri dhe meqenëse kishim dhe diferencë në vite, gati 14 vjet, ai u kthye në një prind të dytë, me një natyrë të ndjeshme jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen. Kemi pasur dhe një vëlla që nuk jeton më, Mentorin, inxhinier ndërtimi. Edhe ai ishte një model për tu ndjekur. Flamuri ndoshta mban një nga jetëgjatësitë e emisioneve në TV, por ndoshta është rekordmeni i ndjekjes së festivaleve në RTSH, që nga festivali i parë deri tek i fundit. Përmes këtij modeli edhe ne na është krijuar kjo traditë. Unë kam qenë në sallën e festivalit të 11-të falë Flamurit.
Karriera juaj pati një shtytje të mëtejshme në PD, kam parasysh futjen në strukturat drejtuese të PD-së dhe dalëngadalë deri afër majës së saj, si nënkryetar dhe kryetar grupi..
Po bëhet fjalë për vitin 2001 dhe në zgjedhjet për strukturat drejtuese të PD-së u zgjodha nga Këshilli Kombëtar nënkryetar dhe kryetar i grupit.
Në 2005, ka zëra që keni refuzuar disa poste?
Le tia lemë këtyre zërave.
Ju keni mbështetje të madhe në Tiranë dhe jo vetëm. Pse nuk vendosët të ishit kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës. Thuhet se ju e keni refuzuar?
E vërteta është se njëherë kam dashur, por skanë dashur të tjerë, një herë tjetër kanë dashur të tjerët, skam dashur unë, pra është një çështje ku palët nuk u përputhën në këtë drejtim.
Tirana mbetet shumë e rëndësishme, qoftë për qytetarët e saj, por dhe për Shqipërinë,