E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Gadafit kontakton prokurorët: Do provoj pafajësinë time

Share

Saif al- Islam- djali i ish-diktatorit libian, Muamar Gadafi, thotë se ai është i pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Saif ka kontaktuar me një prokuror të Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale. Luis Moreno-Okampo thotë se bisedimet me djalin e Gadafit janë realizuar me ndërmjetës. Prokurori i ka garantuar një gjyq të ndershëm. 39 vjeçari Saif al-Islam po fshihet prej muajsh. Ai mendohej se do ishte pasuesi i Gadafit në detyrë. Pas fatit që pësoi i ati, ai mendohet se është arratisur për në Niger.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›