Dashnor Sula. Nuk qëllova, zhurma erdhi nga fishekzjarret. Gati të dorëzoj mandatin, nëse kam qëlluar
Deputeti demokrat Dashnor Sula e cilëson te pavërtete lajmin se ai ka qëlluar me arme ne ndeshjen Shkumbini-Flamurtari. Sipas deputetit Sula ne stadium ka patur zhurma për shkak te fishekzjarrëve por nuk ka patur arme apo krisma. Sula deklaron për Vizion Plus se është i gatshëm te dorëzoje mandatin e deputetit ne rast se provohet se ai ka ushtruar qofte edhe presionin me te vogël ndaj arbitrave apo lojtareve duke akuzuar opozitën se po përdor lajme te pavërteta për te minuar mbështetjen qe ai gëzon ne zonën e Peqinit. Një dite me pare sekretari i federatës shqiptare te futbollit Eduard Prodani deklaroi se kishte marre informacion nga 6 zyrtare te ndeshjes se deputeti sula kishte qëlluar me arme ne stadium. Por ky lajm u hodh poshtë nga policia e cila deklaroi se deputeti demokrat nuk ka qëlluar me pistolete.