E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, gjendet e vrarë një vajzë shqiptare

Share

Një vajzë shqiptare është gjetur e vdekur përgjatë rrugës Cese di Avezzano në Acquila të Italisë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se vajza e cila është gjetur e vrarë është identifikuar me emrin Mariana Marku e cila jetonte në Itali me djalin e saj 11-vjeçar dhe vëllain e saj, raporton Ora News.

Sipas mediave ka qënë vëllai i vajzës ai i cili ka denoncuar në polici zhdukjen e saj pasi kjo e fundit ku ishte kthyer nga pubi ku punonte.

Policia ka gjetur edhe gjetur një makinë e djegur pranë trupit të 30-vjeçares e cila ishte vjedhur dy ditë më parë ndërsa po hetohen të gjitha pistat e mundshme për vdekjen e saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›