E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Memorial në Tiranë në përkujtim të komandant ‘Shpendit’”

06-05-2012 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar dje homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Basha është përulur me nderim dhe respekt për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit, lirinë e kombit dhe një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët shqiptare.
Në këtë ditë të nderimit të heronjve tanë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar vizita në familjet e Dëshmorëve të Kombit.
Basha zhvilloi një vizitë në familjen e Heroit të Popullit Sulejman Sefer Cenomeri.
Kryebashkiaku Basha theksoi se më e pakta që mund të bëjmë për heronjt e kombit, ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, është t’i nderojmë dhe me punën tonë të ndërtojmë qytetin që ata kanë ëndërruar rreth 70 vjet më parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha vizitoi edhe familjen e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.
Basha vlerësoi kurajën dhe guxim e Azemit për t’u vënë në krye të Lëvizjes Studentore që çoi në rrëzimin e regjimit diktatorial dhe i hapi rrugë realizimit të ëndrrave të shqiptarëve anëtarësimit në NATO, lëvizjes së lirë në mbarë Europën dhe ecjes drejt anëtarësimit në BE. Në këtë ditë, një nderim i veçantë shkon dhe për ish ushtarët e UÇK-së. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ndal në familjen e Heroit të Kombit Skerdilajd Llagami, i njohur me pseudonimin “Komandant Shpendi”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u angazhua për ngritjen në Tiranë të një memoriali në përkujtim të komandant Shpendit i cili u bë pjesë e tri luftërave për liri, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë, më pas në atë të Luginës së Preshevës si dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Skerdilajd Llagami ra më 29 qershor të vitit 2001 në fshatin Begovi afër Tetovës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›