E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashnor Sula Si do te zgjidhen kandidatet e PD-se per zgjedhjet lokale

Deputeti i PD-se flet per situaten e brendshme ne parti marredheniet me Presidentin dhe zgjedhjet vendore. Kryeministri dhe deputetet duhet te rrine me prane bazes qe i mbeshtet ne zgjedhje


Deputeti i Partise Demokratike Dashnor Sula ka kerkuar me shume pergjegjesi dhe pune nga strukturat e partise ku ben pjese te cilat jane larguar nga elektorati.


Sipas tij si kryeministri Berisha deputetet ashtu edhe kryetaret e degeve duhet te jene me prane bazes per te respektuar militantet qe i mbeshtesin ne cdo fushate zgjedhore. Lidhur me mbledhjen e kryesise se PD-se deputeti Sula shprehet se ajo do te behet brenda muajit dhe aty do te percaktohen edhe detajet per zgjedhjet lokale te 8 majit.


Partia Socialiste ka dorezuar ne Parlament nje projektvendim ne te cilin ajo terhiqet nga hetimi i fleteve te votimit. fare e pengon mazhorancen qe te mos pranoje zgjidhjen e krizes

Une e shoh pa hezitimin me te vogel qe problemi i zgjedhjeve te 28 qershorit me shume eshte nje problem i ngritur artificialisht sesa realisht. Une do te deshiroja te ndalesha vetem ne qarkun e Elbasanit te cilin e njoh me themel.


Ju siguroj ne menyre absolute se qarku i Elbasanit ka qene qarku model per sa i perket zgjedhjeve te 28 qershorit. Konkretisht ne Elbasan Peqin Librazhd Gramsh edhe ne Perrenjas ne nuk kemi pasur absolutisht asnje lloj problemi dhe asnje lloj incident midis forcave politike midis PS-se dhe PD-se.


Por ne fund te procesit te zgjedhjeve te gjitha palet kemi firmosur te gjithe procesverbalet ne menyre konsensuale duke mos pasur pothuajse asnje lloj kontestimi. Gati nje jave pasi kishin perfunduar zgjedhjet nisi problemi i kontestimeve qe jane kontestime qe kane nje origjine dhe origjina ishte nga kreret e PS-se ketu ne Tirane per te krijuar amulline qe ne qarkun e Elbasanit nuk kane qene te rregullta.


Ne kemi pasur konsensus te plote ne berjen e Kodit Zgjedhor dhe kemi pasur transparence ne procesin e numerimit te fleteve te votimit dhe te gjitha materialeve zgjedhore. Sigurisht probleme ka por jane probleme qe nuk i cenuan keto zgjedhje.


Besoni se dy forcat politike do te arrijne ne nje zgjidhje te shpejte te ketij ngerci politik
Per mendimin tim zgjidhja eshte dhene dhe zgjidhja ka perfunduar. Zgjedhjet duhet ti nenshtrohen ligjit dhe vetem ligjit. Nese e gjithe politika ngre nje KQZ e gjithe politika respekton rregullat e lojes Kolegjin Zgjedhor sigurisht qe duhet ti nenshtrohemi ketyre organizmave.


Une nuk mund te le pa permendur edhe ceshtjen e Gjykates Kushtetuese. PS-ja i eshte drejtuar me dhjetera here Gjykates Kushtetuese per probleme me te vogla dhe jo nje problemi kaq madhor sic ishte edhe problemi i zgjedhjeve te 28 qershorit. Mazhoranca ishte dakord qe ti drejtohej per interpretim Gjykates Kushtetuese mazhoranca ishte dakord qe ti drejtohet Komisionit te Venecias per ceshtje te interpretimit te ligjit.


Por ne nuk mund te leme nje objekt pa kufi sepse i bie qe ne te dublojme dhe te hetojme gjithcka qe mund ta kete kompetence gjykata apo organi i prokurorise ku kemi edhe nje procedim penal. Per sa kohe kemi nje procedim penal absolutisht cdo komision parlamentar nuk mund te gjykoje nje problem konkret sepse eshte nje procedim penal nga ana e prokurorise apo kur kemi vendime te gjykatave.


Ne projektvendimin e dorezuar dje zyrtarisht ne Parlament theksohet se perjashtohen fletet e votimit

Une do te thosha se PS dhe zoti Rama kete e ka artikular para disa kohesh dhe nese eshte bere ne rruge zyrtare drejtuar Kuvendit te Shqiperise duhet ta kishte bere perpara gati nje viti e disa muaj.


Kjo nuk do te kishte sjelle kete lloj ngerci apo kete lloj marredhenie te opozites me Parlamentin. Une gjykoj qe Shqiperia ka mjaft pune per te bere per shume gjera te tjera dhe sigurisht problemi i zgjedhjeve eshte shume i rendesishem per te gjithe politiken dhe mua me vjen mire qe kemi arritur standarde ne zgjedhjet e 28 qershorit.


Por do te me vije akoma me mire qe ne zgjedhjet e 8 majit te kemi zgjedhje te lira demokratike me standarde te pakontestuara dhe nje bashkepunim midis opozites dhe mazhorances nese do te jete e nevojshme per korrigjime te vogla qe besoj mund te kete nevoje Kodi Zgjedhor.


Ky projektvendim a mund te konsiderohet i pelqyeshem nga mazhoranca

Une gjykoj se mazhoranca do te jete serioze ne shqyrtimin e ofertes qe ka paraqitur PS dhe gjykoj qe do te kemi nje debat te vertete ligjor nje debat konstruktiv midis specialisteve te opozites dhe te mazhorances ne menyre se si do te diskutohet kjo oferte. Shpresoj shume qe te kemi nje zgjidhje perfundimtare dhe mos te artikulohen me akuza nga ana e opozites per sa i perket zgjedhjeve te 28 qershorit.


Ju jeni anetar i Komisionit te Ligjeve. Si e vleresoni proceduren e ndjekur deri me tani per Kushtetuesen

Une them se kjo procedure eshte gje e mire. shte normale qe te kemi kandidatet perpara Komisionit te Ligjeve qe tiu drejtohen pyetje nga te gjithe anetaret dhe te formulohet nje raport ne perfundim.


Nese deri dje kemi pasur thjesht dekretet per sa i perket gjykatave dhe nje votim formal ne Kuvend tani kjo procedure rrit transparencen per te gjithe qytetaret sepse ne fund te fundit njihet opinioni nga te gjitha anetaret e Komisionit te Ligjeve dhe arrijne te votojne per sa i perket integritetit moral dhe profesional.

Kemi rrezimin e disa kandidaturave te Presidentit. Aktualisht si jane marredheniet midis mazhorances dhe presidentit Topi


Une gjykoj se marredheniet midis mazhorances dhe presidentit Topi jane marredhenie korrekte institucionale te cilat po te kemi parasysh jane marredhenie midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv ekzekutiv dhe institucionit te Presidentit ekzekutivit dhe gjyqesorit legjislativit dhe institucionit te presidences legjislativit dhe institucioneve te gjyqesorit.


Keshtu qe ne Shqiperi secili udhehiqet nga ligji dhe Kushtetuta. Per sa kohe keto marredhenie do te udhehiqen ne baze te ligjit dhe Kushtetutes gjykoj se jane marredhenie korrekte per te gjithe keto institucioneve.


Kryesia e PD-se ka shume kohe qe nuk mblidhet. Kur do te ndodhe kjo gje


Une besoj brenda nje muaji kryesia e madhe e PD-se do te marri vendime te rendesishme sepse ne jemi ne prag te fushates se 8 majit dhe besoj se qysh nga kryesia e madhe nga kryetari zoti Berisha kryesite dhe kryetaret e degeve deputetet e qarqeve sigurisht qe do te nise nje fushate ne perzgjedhjet dhe identifikimin e kandidaturave per zgjedhjet e kryetareve te bashkive dhe te komunave per keto qarqe. Procesi i seleksionimit te kandidaturave do te jete transparent dhe do te vleresohen propozimet e simpatizanteve dhe degeve.


Si do te behet kjo perzgjedhje


Une kam bindjen se do te jete ne radhe te pare nje perzgjedhje transparente dhe kam bindjen qe PD do te zgjedhe kandidatet me te mire qofte per kryetare ne rang bashkie qofte per kryetaret e komunave. Per kryetaret e Bashkive dhe te komunave neper qarqe do te kemi propozime nga seksionet dhe nga grupseksionet e PD-se.


Me pas do te percillen ne kryesine e deges se zones dhe do te jete kjo kryesi qe do te percjelle ne qender opinionin per secilin kandidat dhe sigurisht qe do te kemi pastaj edhe percaktimin e perzgjedhjes se kandidateve nga kryesia e madhe e PD-se ne Tirane dhe kryeministrit Berisha.

Beteja me e madhe eshte per Tiranen. Kush do te jete kandidati


Tirana ze vendin kryesor dhe eshte bashkia kryesore por si Tirana eshte edhe Durresi Elbasani. Une e gjykoj qe mund te jene disa kandidate per te qene kryetare te bashkise se Tiranes dhe PD-se nuk i mungojne figura te rendesishme per te kandiduar per kryetar te Tiranes. Megjithate kjo eshte nje vendimmarrje te cilen do ta beje kryetari i PD-se zoti Berisha dhe kryesia e kesaj force.


A eshte zoti Basha kandidat


Edhe zoti Basha eshte nje nga kandidatet per te qene kryetar i Bashkise se Tiranes. shte nje njeri i kompletuar por thashe qe kjo eshte nje vendimmarrje qe do te kete kryetari dhe Kryesia e PD-se.


SHNIMI

Per kryetaret e Bashkive dhe te komunave neper qarqe do te kemi propozime nga seksionet dhe nga grupseksionet e PD-se. Me pas do te percillen ne kryesine e deges se zones dhe do te jete kjo kryesi qe do te percjelle ne qender opinionin per secilin kandidat dhe sigurisht qe do te kemi pastaj edhe percaktimin e perzgjedhjes se kandidateve nga kryesia e madhe e PD-se ne Tirane dhe kryeministrit Berisha


Tirana ze vendin kryesor dhe eshte bashkia kryesore por si Tirana eshte edhe Durresi Elbasani. Une e gjykoj qe mund te jene disa kandidate per te qene kryetare te bashkise se Tiranes dhe PD-se nuk i mungojne figura te rendesishme per te kandiduar per kryetar te Tiranes. Edhe zoti Basha eshte nje nga kandidatet per te qene kryetar i Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›