E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytet Durresi ne Sukth nis evakuimi

Diten e premte zona te tera te qytetit jane permbytur nga uji. Nderkohe ne Sukth rrezikohet te shperthejne rezervuaret. Gjate nates se te premtes ka nisur edhe largimi i banoreve


Ne qytetin e Durresit reshjet e shumta te shiut kane permbytur disa lagje te plazhit Shkozetit dhe Spitalles me dhjetera familje dhe ne shume prej banesave ujerat qe kane vershuar papritur kane shkuar nga 40 cm deri ne 1 meter lartesi.


Me e demtuar nga reshjet ka qene zona e Plazhit ne afersi te sektorit Iliria si dhe ne afersi te Shkembit te Kavajes ku shume parkingje hotelesh jane mbushur me uje duke lene ne brendesi te ujerave mjetet e parkuara.


Plazhi qe ne oret e para te mengjesit te se enjtes ka perjetuar permbytjen e shume banesave te cilat vetem 2 jave me pare ishin permbytur nga bllokimi i kanaleve kulluese te ketij sektori.


Situate e rende ka qene edhe ne stacionin e trenit te Durresit dhe rruga e bllokuar arrinte si asnjehere me pare deri ne zonen e pallatit te Sportit. shte sinjalizuar se edhe ne zonen e Spitalles apo edhe ne zonen e ish-kenetes terreni eshte perkeqesuar dhe se eshte pjeserisht nen uje.


Kanalet kulluese prane zonave periferike jane bllokuar nga mospastrimet nder vite duke shkaktuar nje situate problematike sa here qe qyteti perfshihet nga shiu. Strukturat e pushtetit lokal nuk kane marre asnje mase per pastrimin e kanaleve te ujerave te larta te cilat kane vershuar ne shtepite e banoreve. Ketyre te fundit nuk u eshte dhene asnje ndihme konkrete pas demeve qe po u shkaktohen ne banesat e tyre.


Situate e veshtire ka qene edhe ne port ku tragetet e kane pasur te pamundur ankorimin normal dhe eshte dashur nderhyrja e rimorkiatoreve per tu ankoruar pas eres se fuqishme te shoqeruar me reshje te forta shiu. Me tre ore vonese eshte ankoruar nje prej trageteve ne Durres ndersa nje mjet portual pilotazh qe ndihmon ne lundrimin e anijeve eshte mbytur brenda basenit te portit.


Emergjence ne Sukth


Rezervuari i Vadardhes eshte tejmbushur dhe ka filluar te derdhe ujerat duke permbytur kanalin e Tones. Uji ka hyre neper shtepite e ketij fshati dhe Shtabi i Emergjencave ka filluar evakuimin e banoreve ne oret e vona te nates.


Gjendja ne kete rezervuar e rendon situaten edhe me shume ne Hidrovorin e Hamalles sipas specialisteve te bordit te ujerave. Kreu i Bashkise se Sukthit Hyrjan Hasani ka kerkuar mjete per evakuimin e banoreve pasi sasia e ujerave eshte e madhe dhe evidentimi duhej bere me shpejtesi per te evituar pasojat.


Kjo situate shume e rrezikshme eshte paraqitur edhe ne Fushe-Kruje gjate paradites dhe eshte nderhyre me mjete dhe specialiste per te zhbllokuar saracineskat e shkarkimit te cilat ishin demtuar. Ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave u theksua se eshte bere investim ne tre rezervuaret e Fushe-Krujes dhe se ky investim ka qene investim i deshtuar.


Edhe atje jane derguar mjete per te vene situaten nen kontroll. Drejtori i Bordit te Kullimit Shyqyri Ballgjini ka deklaruar se edhe ne rezervuaret e Arapajt dhe te Shijakut gjendja e tyre eshte kritike. Ai ka bere me dije gjate raportimit te situates se ka ulje te kurrizit te digave dhe se nder te tjera kjo ka ardhur si rezultat i nderhyrjeve te banoreve te cilet kane vendosur tuba per te marre uje.


Atje - tha Ballgjini - eshte hapur nje kanal 1 meter e ca qe rrezikon te cahet nga nderhyrjet. Ai ka theksuar se ne diga askush nuk ka te drejte te nderhyje pervec specialisteve. Ne Fushe-Kruje puna per te stabilizuar situaten ne diga ka vazhduar edhe naten e se premtes.


Prefekti i Durresit Genc Alizoti ka kritikuar ashper CEZ-in per energjine e munguar rreth 1 ore e gjysme ne hidrovorin e Porto Romanos duke e cuar situaten ne prag katastrofe. Edhe deputeti i Durresit Xhaferri ka terhequr vemendjen ndaj kesaj kompanie. Kreu i bashkise se Durresit Vangjush Dako ka deklaruar se kemi shqetesim hidrovoret dhe se po te funksiononte nuk do te kishim pasur problemet me te cilat u perballem.


Kjo eshte pergjegjesi e Hidrovorit dhe e CEZ-it ka deklaruar ai dhe se ata duhet te marrin persiper zgjidhjen. Drejtori i Ujerave Ballgjini tha se hidrovoret punojne me kapacitet te plote por punen e tyre e demton mungesa e energjise elektrike. Ne hidrovorin e Hamallajt me shume nuk ka energji. Edhe kur ka energji linjat kane intensitet te ulet gje kjo qe rrezikon deri ne djegien e motopompave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›