E Diel, 1 Nëntor 2026

Minarolli QKK nevoje urgjente per planifikim te ri

Thirrja e kryetarit te QKK-se Artan Minarolli per fondin shtese bie ne vesh te shurdhet. Buxheti i vitit 2011 rri ne vend. Qendra shtyn afatet e shlyerjes se kontratave dhe shkurton buxhetin per projektet e ardhshme


Komisioni i Ekonomise dhe Finances rrezon kerkesen e Artan Minarollit kryetarit te Qendres Kombetare te Kinematografise per fondin shtese prej 50.000.000 lekesh mbi buxhetin e vitit 2011. Per vitin e ardhshem buxheti eshte 119 milione leke nga te cilat 87 milione shkojne per projektet filmike.


Pas ketij vendimi frika per renien ne kolaps te Qendres qe Minarolli shprehu ne Komisionin per Edukimin dhe Mjetet e Informimit behet reale. Po te llogaritet qe nga buxheti i vitit 2010 u hoqen 29 milione leke kurse tani rrezohet edhe kerkesa per gjysme miliardi leke. Pra Qendra nuk e ka ate 1 miliard leke qe synonte.


Perballe kesaj situate Minarolli sheh si zgjidhje komunikimin me shoqatat dhe kineastet.
Bashke me komunitetin e kineasteve do te perdor te gjitha format demokratike per te sensibilizuar nevojen urgjente per shtese buxheti per QKK per keto arsye kryesore eshte rritur presioni i kineasteve te te gjithe brezave per tu shprehur ne artin kinematografik eshte rritur kostoja e prodhimit te filmave duhet te ruhen marredheniet me produksionet e huaja dhe fondacionet e huaja qe financojne per filmin shqiptar. Buxheti aktual nuk i ploteson keto kerkesa.


Keto qe llogarit Artan Minarolli jane objektivat aftatgjata.
Probleme aktuale jane shlyerjet e projekteve te filmit me metrazh te gjate veper e pare filmit dokumentar te animuarit sipas kontratave qe jane lidhur keto kohe.


Vetem dy tri projekte te financuara nga viti i kaluar gllaberojne gjithe buxhetin e 2011-es. Kujtojme qe akoma nuk eshte bere mbledhja e dyte e filmit me metrazh te gjate te regjisoreve me pervoje.


Kryetari Minarolli mendon se duhet bere nje planifikim i ri per perfundimin e projekteve ne vazhdimesi.


Si fillim ai do te shtyje ne kohe shlyerjen e kontratave te lidhura me kineastet.
Me tej mendon si zgjidhje per producentet marrjen e kredive.


Masa e dyte qe mendohet te marre kryetari i Qendres per te parandaluar kolapsin eshte ulja e fondit qe u jepet projekteve qe mendohet te miratohen ne te ardhmen.
Artan Minarolli nuk mendon se situata mund te ishte zgjidhur ndryshe e mund te parandalohet gjendja e tanishme qe u krijua qysh ne 6 mujorin e pare te vitit 2010 kur u shkurtua buxheti.


Projektet per filmin e shkurter dokumentar te animuar dhe per film te gjate veper e pare fituan te drejten per financim me logjiken e nje buxheti normal. Shkurtimi erdhi pas aprovimit te ketyre projekteve. Por per kete situate te re do te merren masat qe shpjegova. Nje gje eshte e sigurt. Veprimtaria filmike nuk do te ndaloje perfundon kryetari i Qendres.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›