E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuri e artë për Shën Valentin

Një realizim i paharruar me aktorët më të njohur të Hollywoodit do të shfaqet gjatë kësaj jave në “DigiGold”. “Valentine’s Day” është njëri prej filmave më të komentuar për së miri në SHBA. Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 12:59

Nga regjisori i filmave mjaft të vlerësuar“ Pretty Woman” dhe “The Princess Diaries” dhe me një grup aktorësh nga më të njohurit vjen një film mbi ditën e vetme të vitit, ku gjithçka ka të bëjë me dashurinë.

Një grup njerëzish, historitë e të cilëve gërshetohen me njëra-tjetrën, përjetojnë brenda një dite sukseset dhe dështimet e gjetjes, vazhdimit ose mbarimit të lidhjes në çift.

E mira dhe e vërteta është e ndjeshme edhe kur thuhen gjërat ashtu sikurse ndihen dhe për këtë kjo komedi romantike “Valentine’s Day” ndonjëherë nuk është romantike apo komike, sepse kemi aktorët të cilët paraqiten shumë të ftohtë, por realizojnë me klasë rolet e tyre.

Filmi “Valentine’s Day” paraqet një numër të madh të aktorëve, të cilët kanë luajtur në një zhanër të këtillë, duke përfshirë Ashton Kutcher me fytyrën e tij prej “macho” e deri te aktorët që tashmë kanë histori si Julia Roberts dhe Anne Hathaway.

Edhe në këtë radhë filmi është punuar në regji të Garry Marshal, i cili ka ditur që të nxjerrë aktorë të mëdhenj.

Përjashtim bën së filmi “Valentine’s Day” është një seri bashkëkohore e një filmi, pasi që paraqet aktorët që kanë marrëdhënie të ngrohta në lidhje, që ndoshta mund të reflektohen te shumica e njerëzve të dashuruar.

Në film mund t’i është kushtuar rëndësi e veçantë edhe muzikës, ku mund të dëgjoni edhe muzikë “country”, përderisa aty kemi edhe aktorë që zakonisht luajnë shumë mirë në komedi. Nuk mund ta harrojmë këtu pa përmendur Jessica Alban (shumë e mirë në karakterin e saj), por edhe Beil (shumë më dobët së herëve të tjera). Në fund kemi një përfundim interesant. Adhuruesit e kinemasë kanë dëshirë që në ditët e dashurisë të shohin diçka për dashurinë.

E kush më mirë se për këtë punë mund të flasë Julia Roberts, e cila luan në shërbim të përrallës. Edhe pse ajo nuk është në nivel të duhur, paraqet një segment oportunist, përderisa luan një rol ndoshta më interesantin në këtë film, që e bën atë një yll të pakrahasueshëm të kinemasë.

Në përgjithësi loja e aktorëve në këtë film paraqet një bukuri dhe mister të personaliteteve të ndryshme, e që normalisht nga një mund t’ ju ngjasojë juve që e shihni, sepse ka edhe të ashtuquajturën “Dashuri në stilin amerikan”, përderisa nuk mund të harrohet edhe romantizmi i tepruar.

Për këtë nuk mund t’i ikni pa e shikuar këtë film, sepse ai është njëri prej filmave më të realizuar gjatë vitit 2010. Eh...ditën e Shën Valentinit do të kaloni më qetë dhe më mirë me këtë film dhe pas tij mund ta kënaqeni vetën, por edhe partnerin/en tuaj.

VALENTINE’S DAY

Rolet Kryesore: Jessica Alba (Morley Clarkson), Kathy Bates (Susan), Jessica Biel (Kara Monahan), Bradley Cooper (Holden), Eric Dane (Sean Jackson), Patrick Dempsey (Dr. Harrison Copeland), Hector Elizondo (Edgar), Jamie Foxx (Kelvin Moore), Jennifer Garner (Julia Fitzpatrick), Topher Grace (Jason), Anne Hathaway (Liz), Ashton Kutcher (Reed Bennett), Queen Latifah (Paula Thomas), Taylor Lautner (Willy), George Lopez (Alphonso), Shirley MacLaine (Estelle), Emma Roberts (Grace), Julia Roberts (Kate Hazeltine), Taylor Swift (Felicia) dhe Garry Marshall (muzikanti).

Regjia: Garry Marshall; skenari: Katherine Fugate, bazuar në tregimin e Ms. Fugate, Abby Kohn dhe Marc Silverstein; regjisor i fotografisë: Charles Minsky; montazhi: Bruce Green; muzika: John Debney; dizajner: Albert Brenner; producent: Mike Karz dhe Wayne Rice; distributor: Warner Brothers Pictures.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›