E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titanët në 3D

Një realizim i paharruar me aktorët më të njohur të Hollywoodit do të shfaqet gjatë kësaj jave në “DigiGold”. “Clash of the Titans” është një ribërje e një filmi të viteve ’80 por tani vjen në teknikën 3D. Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 12:57

Një riprodhim mjaft i arrirë i filmit kult të vitit 1981. Etja për pushtet ka vendosur njerëzit kundër mbretërve dhe mbretërit kundër Zotave!

Por, ajo që rrezikon gjithçka është lufta midis vetë Zotave. Shpresa e vetme është dikush që ka lindur nga një Zot, por është rritur nga një njeri. Ai do të ndërmarrë një mision të rrezikshëm dhe pothuajse të pamundur për të ndalur forcat e së keqes, të cilat kërkojnë shkatërrimin total, si në Tokë ashtu edhe në Qiell.

Fërkimi i shpatave, zotërat si vetëtimë dhe përbindëshat nuk do ju humbasin nga sytë gjatë gjithë filmit “Clash of the Titans”. Edhe pse i bërë në vitin 1981, kjo ribërje e këtij filmi paraqet Zeusin si një prej titanëve në skenën botërore, përderisa në rolet kryesore paraqiten Claire Bloom (Hera), Maggie Smith (Thetis) dhe Ursula Andress (Afërdita). Harry Hamlin në këtë film ka një shikim të “thatë” që paraqet një ushtar grek ashtu sikurse paraqitet në anën mitike të kampit kinematik.

Por, origjinali i filmit “Clash of the Titans” mbahet mend për mirë, pasi që në të ka disa kreatura që janë krijuar nga Ray Harryhausen, që ka bërë edhe efektet speciale të magjisë, ndërkaq në filmin e ri nuk mungon as fantazia që paraqitet në filmat e Peter Jackson.

Viti 1981, vit në të cilin Steven Spielberg ringjalli në një të shtune filmin “Raiders of the Lost Ark”, tani kemi për herë të parë filmin “Clash of the Titans” që është bërë në modë të vjetër. Në përgjithësi ky film është interesant sepse sjell gjëra që nuk i kemi ditur më parë, kurse është përdorur edhe teknologjia 3D. Ky film vjen në DigiGold të paketës së IPKO’s dhe DigitAlb. Ia vlen të shikoni një film të këtillë, sidomos për ata që janë të dhënë pas mitologjisë, por edhe luftërave apo aventurave e gjërave të ndryshme antike.
-------

CLASH OF THE TITANS

Regjia: Louis Leterrier; skenari: Travis Beacham, Phil Hay dhe Matt Manfredi, bazuar në filmin “Clash of the Titans” me regji të Desmond Davis dhe skenar të Beverley Cross; fotografia: Peter Menzies Jr.; montazha: Martin Walsh dhe Vincent Tabaillon; muzika: Ramin Djawadi; dizajner: Martin Laing; producent: Basil Iwanyk dhe Kevin De La Noy.
Aktorë: Sam Worthington (Perseus), Gemma Arterton (Io), Mads Mikkelsen (Draco), Alexa Davalos (Andromeda), Danny Huston (Poseidon), Jason Flemyng (Calibos/King Acrisius), Ralph Fiennes (Hades), Liam Neeson (Zeus), Polly Walker (Cassiopeia) dhe Luke Evans (Apollo).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›