E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashuri perse midis dy klerikeve

Ne imazhin e te gjithe brezave njerezore heret ne Orient dhe dy shekujt e fundit ne Evrope rubairat e Omar Khajamit jane nje kujtim rinie nje kupe vere dionisiake e pire me etjen e moshes dhe nje tufe kengesh epigramatike

Viti 2010 i shpallur nga UNESCO si Viti i Afrimit te Kulturave dhe Dita Nderkombetare e Khajamit jane nje rast i mire per te deshmuar se sa i afron banoret e ketij planetit tone kultura qe ata kane krijuar ne shekuj dhe per te kujtuar gjithashtu nje nga korifenjte e nje kulture te madhe nje shkencetar filozof e poet si Omar Khajami.

Ne imazhin e te gjithe brezave njerezore heret ne Orient dhe dy shekujt e fundit ne Evrope rubairat e Omar Khajamit jane nje kujtim rinie nje kupe vere dionisiake e pire me etjen e moshes dhe nje tufe kengesh epigramatike qe te shpien ne nje oaze qetesie evangjelike ku meditohet per jeten dhe vdekjen qenien dhe mosqenien bukurine dhe shkurtesine e jetes me mencurine e urtesise se vjeter klasike. Kete ndjesi kane provuar edhe brezat ne Shqiperi qekurse Noli perktheu ne shqip Rubairat e Mjeshtrit qe i dha ketij zhanri poetik te levruar kohe para tij ne letersine persiane formen e persosur duke e identifikuar me vetveten dhe ate vete me nje nga perfaqesuesit e pavdekshem te asaj bote kulturore te lashte por gjithmone te re per vlerat dhe mesazhet e saj. U desh te takoheshin dy gjeni nje nga gjenite e kultures dhe te mendimit persian te shek. XI-XII Omar Khajami dhe gjeniu i kultures shqiptare te shek. XX Fan Noli qe ne boten shqiptare te vinte shpirti i artit dhe i mendimit te Khajamit ne nje version magjistral qe po te parafrazojme fjalet e Nolit per Fizxheraldin i jep te drejte Shqiperise te mburret per Fan Nolin aq sa Persia vete per Omar Khajamin. Shqiperimi i rubairave prej Fan Nolit nxiti edhe perkthimin e nje tufe syresh prej nje njohesi te rralle te kultures dhe te gjuhes se Persise se Lashte qe me shkrimet e tij botuar ne vitet lsquo20-lsquo30 te shekullit qe shkoi ne gazetat e Teheranit kishte mahnitur boten intelektuale persiane per faktin qe nje intelektual nga nje vend i vogel dhe i larget evropian njihte aq mire shpirtin e kesaj gjuhe te vjeter te poezise e te shkences. Ky ishte Hafiz Aliu lindur ne Korce ku mori mesimet e para e te mesme per ti vazhduar ne Universitetin e Stambollit per tu bere jo vetem nje nga figurat e shquara te klerit islam por dhe nje nga protagonistet e jetes kulturore te kohes ne Shqiperi. Kete tradite e vazhduan me tej personalitete si Sejfulla Maleshova qe sillte me shqiperimet e tij risine e nje poeti elegant dhe te nje mjeshtri te vargut. Midis ketyre perkthyesve Omar Khajami qendron si nje sfinks i kuptuar dhe i deshifruar ne menyra te ndryshme sic ndodh me enigmen qe paraqesin mendjet e medha dhe mendimet e thella per brezat qe vijne e ikin te habitur perpara gjenialitetit dhe universalitetit te eterve te kultures njerezore e krijuar kudo qofte ne Lindje a ne Perendim.

Pyetja kush eshte Omar Khajami vazhdon te mbetet sot e kesaj dite ne tryezen e diskutimeve akademike. Shpirt enciklopedik astronom matematicien filozof dhe poet personalitet kompleks qe cdo shkolle poetike a mendimi cdo fe a sekt fetar ka dashur ta quaje te vetin Omar Khajami mbetet ai qe eshte. Te ndricohet sadopak vepra e ketij magjistari te madh te mendimit dhe te fjales besnik i vetvetes ky eshte dhe motivi qe shtyu organizuesit e ketij simpoziumi te ndermerrnin nismen e kesaj veprimtarie kushtuar vepres se Khajamit dhe historise se perkthimit te Rubairave te tij ne gjuhen shqipe.

Khajami midis Nolit dhe Hafiz Ali Korces

Botohet Omar Khajami midis Fan S. Nolit dhe Hafiz Ali Korces nen kujdesin e fondacionit kulturor Saadi Shirazi. Libri publikohet ne kuader te nismes se UNESCO-s per ta shpallur vitin 2010 si Viti i Afrimit te Kulturave. Ne fakt permbajtja e librit bazohet ne kumtesat dhe referatet e mbajtura ne simpoziumin shkencor te mbajtur me kete rast ne qytetin e Korces simpozium qe analizoi perkthimet e Fan Nolit dhe Hafiz Ali Korces per rubairat e famshme te poetit te madh pers Omar Khajam. Nje numer i madh studiuesish akademike dhe profesore studiues te rinj nga Tirana dhe Korca zbuluan vlerat dhe krahasuan perkthimet mjeshterore duke evidentuar edhe permasat dhe ndikimin e Khajamit tek lexuesi shqiptar. Ne liber botohen artikujt e Jorgo Bulos Gjergj Pendavinjit Eldon Gjikajt Rrahim Ombashit Anton Paplekes Ymer Cirakut Besa Viles Ali Jasharit Ibrahim Gashit Dion Tushit Adem Jakllarit dhe Jonela Spahos. Libri hapet me nje parathenie te drejtorit te fondacionit Saadi Shirazi z. Shahrouz Falahatpisheh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›