Basha Ne Shqiperi sfabrikohet asnje euro fals

Sipas te dhenave policore e hetimeve te kryera eurot e falsifikuara kane hyre ne vendin tone kryesisht nga fqinjet lindor
Ne Shqiperi nuk fabrikohet dhe nuk prodhohet asnje euro false. Ministri i Brendshem Lulzim Basha e tha kete ne nje takim me ekspertet e prokurorise te ardhur nga 20 vende. Nje takim qe u zhvillua nga Prokuroria e Pergjithshme ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme te vendit dhe Ministrine e Brendshme te Bavarise. Ai tha se ky takim do ti sherbeje strategjive te luftes kunder falsifikimit te euros ne vendet respektive dhe forcimit te bashkepunimit.
Falsifikimi i monedhes euro eshte nje dukuri kriminale qe ndikon negativisht ne menyre te drejtperdrejte ne sistemin financiar e te kreditit te vendeve te eurozones por dhe te vendeve te tjera ku kjo rezerve monetare luan nje rol te vecante- theksoi ministri i Brendshem. Sipas tij vitet e fundit Qeveria shqiptare ka ndermarre hapa te rendesishem per reformimin e gjithanshem te Policise se Shtetit me qellim qe tu pergjigjet ne menyre sa me te pershtatshme dhe efektive sfidave aktuale dhe atyre te se ardhmes ne fushen e rendit e sigurise ne vend. Per te luftuar kete aktivitet kriminal ministri Basha beri me dije se ne organizaten e Policise se Shtetit jane ngritur struktura policore te specializuara te cilat jane shtrire dhe funksionojne nga qendra deri ne njesite me te vogla policore te terrenit.
Basha beri me dije se Policia e Shtetit bashkepunon me prokurorine nen drejtimin e se ciles jane krijuar njesite Task Force ne qytetet kryesore te vendit per ndjekjen dhe hetimin me perparesi te veprave penale ne fushen ekonomiko-financiare nje bashkepunim ky qe vijon edhe me Banken e Shqiperise per analizimin e monedhave dhe ndihmen ne kete hetim. Hetimet dhe analiza e rasteve te evidentuara per falsifikim te monedhes se perbashket evropiane provojne se deri me sot ne Shqiperi nuk eshte identifikuar asnje rast i prodhimit apo fabrikimit te eurove fals. Gjithashtu sipas te dhenave policore e hetimeve te kryera eurot e falsifikuara kane hyre ne vendin tone kryesisht nga kufijte lindore ndersa pjesetaret e grupeve kriminale kane qene shtetas shqiptare malazeze kosovare e maqedonas- theksoi ministri.
Ne takimin e djeshem ministri referuar te dhenave hetimore dhe operacionale te Policise se Shtetit ka ilustruar punen e kesaj te fundit ne luften kunder eurove fals duke permendur tri operacione te finalizuara me sukses ne Tirane si operacioni Euromat ku jane sekuestruar 1666 kartemonedha te prerjes 20euro dhe jane arrestuar dy persona nderkohe qe dy te tjere jane shpallur ne kerkim operacioni Graniti ku jane sekuestruar 730 kartemonedha te prerjes 100euro dhe jane arrestuar 13 persona ndermjet tyre 2 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar Operacioni Graniti 2 ku jane sekuestruar 500 kartemonedha te prerjes 100euro dhe jane arrestuar 11 persona ndermjet tyre 2 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar. Ai permendi edhe nje operacion ne qytetin e Durresit i koduar Vollga permes te cilit u sekuestruan 97 kartemonedha te prerjes 20euro dhe jane arrestuar 2 persona ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Po keshtu ne qytetin e Shkodres nje tjeter operacion i suksesshem i koduar Mysafiri sekuestroi 42 kartemonedha te prerjes 50 euro dhe u arrestua 1 shtetas shqiptar.
Bashkepunim kunder ketij krimi
Ministri Basha kerkoi nga te pranishmit te rritet bashkepunimi mes vendeve si nje perpjekje e perbashket kunder falsifikimit te euros nje bashkepunim qe duhet te zgjerohet e intensifikohet ne fushen operacionale. Ai garantoi ne fund te fjales se tij se Policia e Shtetit dhe agjencite e tjera ligjzbatuese ne Shqiperi te angazhuara ne luften kunder falsifikimit te monedhes euro ne bashkepunim me partneret evropiane do te intensifikojne masat per identifikimin dhe goditjen e autoreve te veprave penale ne kete fushe duke shenuar rezultate akoma me te medha ne te ardhmen.
Kryeprokurorja Jemi perfshire ne perdorimin e euros fals
Kryeprokurorja Ina Rama ndonese ashtu si edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha ka pranuar se ne Shqiperi nuk prodhohet apo fabrikohet euro fals ka shtuar se ne jemi te pershire ne perdorimin e saj. Per Ina Ramen falsifikatoret e euros jane kriminele te rrezikshem njesoj si ata qe kryejne vepra te renda penale. Ne kete ide ka konsistuar fjalimi i mbajtur dje nga prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ne konferencen e mbajtur per mbrojtjen e euros duke theksuar se evidentimi dhe ndjekja penale e personave qe falsifikojne monedhen euro duhet te jete nje prioritet i organit te akuzes. Sipas kryetares se organit te akuzes vendi yne i ka te gjitha bazat ligjore per ta luftuar kete fenomen por per ta arritur kete duhet qe te japin kontributin e tyre qe te gjithe. Ajo shtoi se paraqitet nevoja e nje bashkepunimi sa me te mire me te gjitha institucionet. Vendi yne eshte i perfshire ne perdorimin e euros dhe per kete rezultojne edhe premisat per te falsifikuar ate- theksoi ne fund Ina Rama lidhur me nje fakt te tille.
Eduard Liegens Falsifikimi i euros tri here me i larte
Moderatori i takimit per Mbrojtjen e Monedhes Edurd Liegens tha se falsifikimi i euros nga momenti qe ajo ka hyre ne treg eshte trefishuar. Kjo sipas Leigens eshte alarmante ndaj per kete arsye specialiste nga Ballkani dhe Evropa do te diskutojne rreth situates ne vendet e tyre. Per tri dite me radhe ata do te shkembejne informacione dhe pervoje ne luften kunder falsifikimit te monedhes. Liegens thote se jane lokalizuar vendet prodhuese te falsifikimit ku Shqiperia nuk ndodhet por cilesohet si perdoruese e saj e jo prodhuese por per arsye te hetimit dhe mbajtjes sekret te informacionit nuk lejohet publikimi i vendeve ne harten e zeze te euros fals. Ne Evropen Lindore jane lokalizuar disa shtete te cilat konsiderohen si vende ku lehtesisht prodhohet monedha mashtruese kryesisht ne prerjet 20-she dhe 50-she. Nje statistike tregon se jane hedhur ne treg rreth 500 mije prerje te falsifikuara.
Cfare eshte Byroja e Hetimit te Shtetit te Bavarise
Byroja e Hetimit te Shtetit te Bavarise BLKA vazhdon perpjekjet e saj per te mbrojtur euron ne bashkepunim me Zyren Evropiane kunder Mashtrimit OLAF te Komisionit Evropian. Ne bashkepunim me Prokurorine e Pergjithshme dhe me Policine Shqiptare po organizojne Konferencen Juglindore te 8-te te Euros e cila do te mbahet ne Tirane Shqiperi nga 18 - 22 tetor. Mes pjesemarresve do te kete eksperte nga gjyqesori policia dhe bankat qendrore te njezet vendeve evropiane nga Greqia Qipro Austria Gjermania Italia Malta Republika Ceke Sllovakia Kroacia Bosnja dhe Hercegovina Bullgaria Rumania Shqiperia Mali i Zi Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise Kosova Moldavia dhe Turqia si edhe perfaqesues nga Europoli Komisioni Evropian OLAF nga Banka Qendrore Evropiane dhe Ministria e Brendshme e Bavarise.