Hiri i Peter Priftit derdhet ne Erzen
Ne afersi te fshatit Pellumbas Rruges per ne Elbasan ne nje pike turistike poshte se ciles kalon Erzen u derdh hiri i Peter Priftit. Amaneti i tij qe te kremohej dhe hiri te kthehej ne atdhe u permbush dje nga i vellai i Peterit shkrimtari Naum Prifti i cili tha se ndjehej shume i lumtur qe e coi deri ne fund porosine e fundit. Merrnin pjese ne ceremoni akademike shqiptare.
Prof. Peter Prifti nje figure e njohur e Diaspores shqiptare ne Amerike vdiq me 17 gusht ne moshen 85-vjecare ne nje spital te San Diegos ne Kaliforni. Kishte ardhur ne Amerike ne vitin 1940 ne moshen 15-vjecare per te banuar me te atin dhe vellain e madh te cilet per arsye ekonomike kishin emigruar nga Shqiperia vite perpara.
Ne vitin 1949 ai u diplomua nga Universiteti i Pensilvanise dhe u vendos ne Boston ku u njoh personalisht me Fan Nolin dhe filloi te punoje si sekretar i federates panshqiptare Vatra dhe si redaktor i Gazetes Dielli se bashku me atdhetarin e njohur Qerim Panariti.
Anetar i departamentit te gjuhesise ne Universitetin e Kalifornise San Diego e filloi punen e tij akademike me 1969 me studimin monografik Kosovo in Ferment ndersa punonte ne Institutin Teknologjik te Masacusets MIT. Shkruan Socialist Albania Since 1944 botuar me 1978 Confrontation in Kosova The Albanian-Serb Struggle 1969-1999 libri i vetem ne shqip Mozaik shqiptar botuar me 2003 dhe me 2005 monografia ne anglisht Unfinished Portrait of a Country nje portret rreth te kaluares se tashmes dhe te ardhmes se Shqiperise.
Gjate viteve profesor Peter Prifti ka bashkepunuar me intelektuale te diaspores si Arshi Pipa Sami Repishti Nicholas Pano Stavro Skendi Elez Biberaj Gjon Sinishta Safete Juka e te tjere.