E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuha identiteti dhe dinjiteti

A do te nise njehere standardizimi i gegerishtes Albri Brahusha autor qe shkruan ne gegerisht dhe ne standard reflekton per nje pikenisje te ketij procesi. Se fundit eshte krijuar ne Tirane Instituti i Ruejtjes Dialekteve qe jep shprese se dicka mund te ndodhe

Gjuha shqipe ka dy forma sic edhe e dime te tane gegnisht e tosknisht sigurisht asht e njejta gjuhe jane te njejtat fjale por me disa dallime qe do ti paraqes ma poshte.


Keto dy forma gjuhesore e kane burimin heret ne lashtesi. Iliria dikur ka kene e ndame ne dy shtete kryesore te pavaruna prej njeni-tjetrit. Iliria e Eperme veriore me qender ne Shkoder e drejtueme prej Gentit dhe Teutes me nji shtrimje territoriale mjaft ma te gjane se Shqipnia veriore dhe Despotati i Epirit Iliria e poshtme ose sic njihet Shteti i Pirros me nji shtrimje territoriale shume ma te gjane se jugu i Shqipnise.


Mendoj se ketu gjuha e banoreve te gadishullit Ilirik e cila ka pase shume ma teper forma para se me u krijue shtetet ne fjale asht mbledhe ne dy variante te te folmes.


Sigurisht gjuha fillon e njehsohet nga nevoja qe kane shtetet apo kombet me komunikue ne nji sistem administrativ te vetem. Ma vone realiteti administrativ ndryshoi dhe asht mbivendose ai romak.


Kjo i ka perzie banoret qe kane jetue ne keto dy zona keshtu edhe gjuhen deri kur ndamja e madhe e perandorise romake ne ate te lindjes dhe perendimit e ndan serish territorin aty ku dikur ndaheshin shtetet Ilire. Me Skizmen pra perfundimisht fillon e ndahet edhejhere substrati i gjuhes shqipe dhe prej kesaj ridalin dy format gjuhesore qe i perdorim ende edhe sot.


Perpjekjet para per shkrimin e shqipes erdhen si pasoje e nji revolucioni gjuhesor n Europe. Mbas Martin Luterit qe perktheu Biblen ne gjermanisht dhe krijoi protestanizmin Kisha Katolike tue pa rrezikun se po humbte besimtaret i lejoi ata me shkrue Biblen ne gjuhet lokale.


Ne pjesen qe i perkiste Perandorise Bizantine ky fenomen nuk ka pase ndikim. Kjo asht arsyeja pse Gjon Buzuku e te tjere me radhe mbas tij dhane kontributin e pare per shkrimin e gjuhes shqipe. Pjesen tjeter te historise e dime pak a shume kontributi i madh asht me iu njofte Naim Frashnit dhe Kristoforidhit e shume te tjereve te cilet kane krijue nji pjese te mire te fjaleve qe flasim sot.


Due me permende faktin se ne Manastir me 1908 prej Mjedes dhe Fishtes asht ba nje lufte e madhe qe gjuha shqipe me perdor germa latine. Kjo u arrit dhe do ta ndante perfundimisht gjuhen shqipe dhe Shqipnine prej ndikimeve turke greke apo cirilike.


Me 1917 Komisja gjuhesore e Shkodres e drejtueme prej Luigj Gurakuqit i la te hapuna te dy variantet tue theksue se e folmja e Elbasanit ishte edhe shtrati ku takoheshin dy te folmet e te ishte gjuha drejt se ciles do te shkohej.


Po ashtu me 1923 kjo u standartizue dhe perfundoi me kene gjuha zyrtare e Mbretnise se Zogut qe ishte sic e dime gegnisht. Por ne shtyp ne te folme e ma ndej kurre nuk u vue asnje pengese per tosknishten e cila atehere nuk ishte e standardizueme.


Ma vone mbas 1945 situata u permbys. Me kerkesen e Enver Hoxhes diku nga viti 1956 iu kerkue specialisteve sovjetike nji mendim se si mund ta nderronin variantin gjuhesor dhe tane literaturen ne nji standard te ri me baze tosknishten.


Mendimi i specialisteve megjithese sovjetike ishte se gjuha nuk ndrrohet me dekrete dhe ne nji dite por i duhet lane kohe dy varianteve me u shkri me njeni-tjetrin sepse kjo do ta conte shtratin gjuhesor te shqipes ne nje nderhymje te parakohshme dhe artificiale duke i shkaktue atij probleme serioze. Perziemja e dialekteve me force do te ishte qesharake.


Por mbas prishjes me sovjetiket serish Enver Hoxha ia kerkoi kete here specialisteve shqiptare dhe caktoi si person pergjegjes me u marre me kete cashtje Androkli Kostallarin me detyren e krijimit te nji standardi te ri me baze te folmen juglindore sic edhe u ba.


Ketij procesi iu thirren per miratim te gjithe ata qe e firmosen nga te gjitha trevat shqiptare mbrenda e jashte Shqipnise e kjo ne emer te unitetit. Sigurisht patetizmi nacional komunist fitoi mbi shkencen dhe atdhedashunine e vertete dhe gjithcka u vulos.


abej kishte kundershtue disa here por mbas presioneve te shumta hoqi dore. Fale rezistences se tij sot shqipja ka ende ne fjalor fjalen ranishte dhe jo rerishte e nga ana tjeter fjala rraje ne fjalor asht rere.


Rezultatet e ketij vendimi sollen tri perjashtime kryesore
- I hoqen mundesine gjuhes shqipe me pase paskajoren mbasi tosknishtja nuk e ka e gegnishtja po
- Tosknishtja vuen prej rotacizmit sic edhe shume gjuhe te tjera rotacizmi asht shkronja r qe gegnishtja shpesh e ka n mundur-mundun rera-rana bera-bana e me radhe.


r duke kene nji bashketingellore ajrore zakonisht ka tendence me u hanger kur shqiptohet rasti i anglishtes asht shembulli i persosun ajo ne shume raste bjen dhe nese nuk zevendesohet me n kjo shkaterron fjalen asht si me thane nji virus qe semur fjalet ku ndodhet duke i mbyte ato
- Perjashtoi nga fjalori i shqipes fjale te vjetra dhe shqipe te pazevendesueshme qe gegnishtja i perdor ende duke varfnue vogabularin ndjeshem.


Nuk po permendi ketu pasojat e tjera sociale e politike qe erdhen prej ketij viti 1972. Ato dihen sepse ky ishte edhe qellimi.


Sot ka tekste mbi njehsimin e gegnishtes njeni prej tyne asht ai i Justin Rrotes e tjetri ai i Komisjes se Prishtines te 1968 qe presin me u ridiskutue e qe vlejne me u marre ne konsiderate si pikenisje per nji standartizim ne kohe te gegnishtes.


Se fundit asht krijue ne Tirane prej Primo Shllakut poet dhe gjuhetar Instituti i Ruejtjes Dialekteve dhe ku i dihet nese piqen kushtet e duhuna politike dhe shkencore atehere gegnishtja mundet me pase nji variant te ri te standardizuem e te sjellun ne kohe. Puna qe ka me u ba nuk asht shume e veshtire sepse bazat jane flitet vetem me diskutue mbi detajet.

Procesi mundet me u shtri duke e fute kete standard edhe ne shkolle qysh ne ate fillore sigurisht si shtese e mesimit te gjuhes pra si suplement meqe pjesa tjeter asht e njajte per te dy variantet. Kur shqiptaret ti dine te dy variantet ata munden me i lexue e me i shkrue te dy sic asht rasti i Norvegjise.


Ne fund te procesit gjithkush mundet me kene ai qe asht e mos me ba demek se asht dikush tjeter. Gjuha asht pjese e identitetit dhe identiteti asht pjese e dinjitetit. Uniteti asht ma i forte kur te tana pjeset qe e perbajne kane identitet dhe dinjitet.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›