E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dashuria ekziston edhe pas 43 vjeteve"

Shen-Valentinin, duket se ky cift te moshuarish e ka kuptuar me mire se te rinjte. Te dy te veshur shume serioze por edhe me gusto, syze dielli por qe u jepnin vertet seriozitet, nderkohe qe ajo mbante ne dore nje karafil te kuq ku i varej nje dedikim. Duket se dashuria e tyre kishte lindur pikerisht dje dhe jo 43 vjet me pare, kur ata ishin te martuar. Cifti Bega kishte preferuar Kodrat e Liqenit Artificial, per te shijuar diellin por edhe per te kaluar kete feste te Shen-Valentinit. Kane kerkuar te dalin nga monotonia e diteve te tjera ku oret e lira dhe shetitjet, i kalojne ne lulishten prane lagjes se tyre. Ne diten e te dashuruarve ata kane vendosur qe te dalin shetitje nga Liqeni Artificial i Tiranes dhe nga ana tjeter, kane menduar edhe per nje dreke ne familjen e tyre.

Dhuratat

Nuk ka qene vetem nje buqete me lule dhurata e dites se Shen-Valentinit. Agimi ka menduar me shume per bashkeshorten e tij, duke i blere edhe nje parfum te kendshem, kurse ajo e ka mbajtur sekret dhuraten e bashkeshortit, per vete faktin se edhe ai ende nuk e di se cfare do te marre. "Natyrisht qe kemi shkembyer dhurata. Ato jane gjera te vogla dhe simbolike por qe na kujtojne se edhe ne, pas kaq vitesh jemi te dashuruar ashtu sikurse edhe kemi qene 43 vjet me pare" pohon Agimi. Sipas tij, shume e rendesishme eshte ajo cfare ka mes ciftit, dhe jo ajo qe dhurohet. Ndersa bashkeshortja e Agimit, tregon se dhurata qe i ka blere te shoqit eshte dicka e domosdoshme, e cila i ka munguar. "Ai ende nuk e ka pare se cfare i kam blere, pasi suprizen e kam lene per ne dreke. Por, eshte dicka qe atij i nevojitej por qe nuk ka mundur ta bleje gjate ketyre koheve te fundit. Nderkohe qe kam pergatitur edhe nje dreke te vecante per sa i perket kesaj dite" ka pohuar ajo. Nga ana tjeter nuk harron te tregoje edhe lulet te cilat i ka marre pergjate shetitjes ne Kodrat e Liqenit Artificial.

Dashuria

Nuk kane mundur te dashurojne kur kane qene beqare, por dashuria qe ka lindur pas marteses se tyre, ka qene shume e forte. Pavaresisht se jane martuar me mbleseri, ajo c'ka lindur me pas per ciftin Bega, duket sikur te kete qene dashuri me shikim te pare. "Ne jemi martuar me mbleseri pasi para 43 vjetesh, te dashuroje ishte dicka shume e turpshme. Por dashuria qe ka lindur me pas ka qene shume e forte, aq sa edhe sot pas 43 vjetesh duket se jemi te dashuruar, ashtu si edhe vitin kur ne u martuam" thote Agimi. Kurse per sa i perket festes ai thote se cdo dite jemi te dashuruar, por ne 14 shkurt eshte nje kushtim me i madh vemendjeje per ate qe ke ne krah. "Pas viteve '90 cdo 14 shkurt e kemi festuar ne nje menyre apo ne nje tjeter, ashtu si ne e kemi menduar. Nderkohe qe me perpara kjo feste nuk njihej ne vendin tone, por sikur te ekzistonte edhe atehere do te kishim dashuruar e festuar fshehurazi" thote Agimi. E ndersa uron te gjithe te dashuruarit qe te kalojne sa me bukur kete feste dhe te falin gjithmone dashuri, perqafon bashkeshorten e tij dhe largohet me nje buzeqeshje, thua se ate e ka pasur 43 vjet ne buze sa here qe ka ndier prane nenen e femijeve te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›