Xhillari blen lirine me 10 milione leke
Tirane- Skandali i pronave ne bregdetin e Kavajes. Biznesmeni Alban Xhillari, i ofroi gjykates dje 10 milione leke garanci pasurore per te fituar lirine e tij. Gjykata e Tiranes ka vleresuar masat e sigurise per pese te pandehurit, e akuzuar per abuzimet me pronat ne "Plazhin e Gjeneralit". Gjyqtari Altin Abdiu caktoi masen e sigurise "arrest shtepie" per te pandehurit Fatos Gjuzi, me detyre ish-kreu i Hipotekes Kavaje, Ali Aliaj punonjes i Agjensise Kombetare te Kthimit te Pronave, Petrit Kulloli punonjes ne te njejten zyre, si dhe avokatin Gjergj Hyso, masa keto te dhena ne mungese. Nderkohe qe per biznesmenin Xhillari, i perfshire ne keto abuzime, gjykata ka vendosur masen e sigurise "detyrim paraqitje", pas kerkeses se bere nga mbrojtesi i tij, per lirim kundrejt garancise pasurore. Xhillari i ka ofruar gjykates shumen prej 10 milione lekesh, kerkese e cila u pranua nga gjykata. Kjo garanci u mbyll dje nga i pandehuri dhe fleta e depozitimit te parave u paraqit ne gjykate. Ne keto kushte parate e Xhillarit do te jene te ngrira, deri ne perfundim te jetimeve. Xhillari nuk duhet te levize nga vendi pas kesaj mase shtrenguese, ne te kundert parate e depozituara do te kalojne ne favor te shtetit. Po dje gjykata vendosi te shtyje shqyrtimin per te pandehurin Tunxh Vatnikaj, i cili eshte edhe kreu i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te pronave. Gjykata ka vendosur daten 19 shkurt, per zhvillimin e mases se sigurise ne ngarkim te Vatnikaj, ndersa mesohet se ai nuk eshte lajmeruar akoma per paraqitjen ne gjykate. Te pandehurit e ketij gjykimi akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per falsifikime, me kerkesen e kthimit te prones te hartuar ne emer te ish-pronareve Nexhmi e Jonuz Shijaku, dokumentet e vjetra te pronesise dhe plan-vendosjen e siperfaqes se tokes. Hetimet e kryera nga akuza, kane rezultuar se e gjithe permbajtja e dosjes ka qene e falsifikuar, ndersa mbi kete dokumentacion, AKKP ka miratuar proceduren dhe me pas ka vendosur kthimin e prones. Nga ana tjeter, Hipoteka e ka regjistruar ate, ndersa topografet kane bere verifikim te rreme ne terren, duke zhvendosur token ne dokumente, nga Mali i Robit tek Gjiri i Gjeneralit. Nga verifikimi i dokumenteve te bera nga prokuroria, eshte faktuar se ne emer te ish-pronareve te familjes Shijaku, eshte aplikuar duke falsifikuar firmat e anetareve te familjes.