E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset ne lokal, me hashash 20-vjecari

BERAT- Nje 20-vjecar eshte vene ne pranga nen akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Ardian Samarxhi, lindur dhe banues ne lagjen "30 Vjetori" eshte arrestuar dje nga Antidroga e Policise se Beratit pas informacioneve te marra ne rruge operative. Sipas burimeve nga policia, 22-vjecari ra ne pranga rreth ores 18:00 te mbremjes se djeshme, pas nje kontrolli fizik qe i eshte bere, ndersa qendronte ne ambientet e Bar "Shpetimit" ku iu gjeten dhe bllokua ne cilesine e proves materiale 2 qese celifoni me material bimore, ngjyre jeshile, me peshe 3.65 grame, e cila dyshohet te kete qene cannabis sattiva. Sipas policise, sasia e lendes narkotike iu gjet 20-vjecarit ne xhepin e xhupit, e cila dyshohet te ishte e destinuar per shitje. Materialet hetimore ne ngarkim te tij, i kaluan Prokurorise se Beratit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›