E Shtunë, 31 Tetor 2026

"PS, e lidhur me komunizmin"

Thirrjeve per t'u terhequr nga ligji i lustracionit PD i pergjigjet me kujtimin e krimeve te komunizmit. Zedhenesi i grupit parlamentar te kesaj partie, Bumci, akuzoi dje PS se ishte nje trashegimtare e denje e Partise se Punes dhe kete e kishte treguar edhe me qendrimin e mbajtur per ligjin ndaj lustracionit. Ai tha se jane pikerisht arkivat e te kaluares ato qe vazhdojne te mbajne peng PS-ne. "PS mbahet peng nga lidhjet e shumefishta me regjimin komunist dhe historine e tij cnjerezore. Me qendrimin e saj ndaj ligjit te lustracionit, PS po deshmon se eshte trashegimtare e vertete e Partise se Punes dhe e historise mizore te krimit komunist, kunder popullit te tij". Sipas tij, kreu i PS, Edi Rama nuk ka forcen e duhur per shkeputur lidhjen me te shkuaren komuniste, ndonese dite per dite flet per ndryshimin. "Ai nuk eshte ne gjendje te denoje krimin komunist, duke deshmuar se emri i vertete i tij eshte "Edi Dosja", deklaroi Aldo Bumci, zedhenesi i grupit te PD-se. Por sipas Bumcit, asgje nuk do ta pengoje Shqiperine qe te arrije kete standard moral kaq te nevojshem, duke denuar dhe u distancuar nga krimet e komunizmit. Bumci u shpreh i vendosur ne emer te deputeteve demokrate se, asgje nuk do ta ndale ligjin e lustracionit. "Populli shqiptar nuk ka asnje arsye morale dhe historike qe te mos jete i barabarte me polaket, ceket, hungarezet qe i denuan krimet e komunizmit dhe u distancuan prej tij", tha Bumci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›