Dashuria nuk ka çmim...? Jo në Japoni
Dashuria nuk ka çmim, por falë një kumbaraje (kuti ku mblidhen të hollat e kursyera) japoneze që kombinon kursimin dhe dashurinë virtuale, të paktën mund t’ju bëjë të hiqni ca lekë mënjanë..
Quhet “Ikemenbank", ose e përkthyer në shqip "burri i bukur kursimtar”.. Është një derrkuc elektronik me një ekran në formë zemre.
Ekrani tip LCD lejon pronaren e kumbarasë-derrkuc të ndërtojë një lidhje virtuale me një personazh të animuar, ndërkohë që barku i derrkucit mbushet me monedha.
“Historia e dashurisë” mbaron kur kumbaraja mbushet me 100 monedha nga 500 yen.
Nëse bëhet fjalë për një fund të gëzueshëm apo të trishtueshëm, kjo varet nga mënyra se si përdoruesi i përgjigjet në komunikim “të fejuarit” virtual.
Shoqëria prodhuese “Bandai”, ideatore edhe e lojërave "Tamagotchi", ka shpjeguar se në ekran del një bukurosh i animuar që i ka batutat në majë të gjuhës dhe ato ndryshojnë në varësi të përgjigjeve që jep përdoruesja.
Mund të zgjidhen 5 tipa të ndryshëm “burrash”: modeli “tip i shkujdesur” , tipi “shakaxhi”, tipi “student i djellshëm” tipi “i të riut atlektik” dhe tipi i “burrit të rritur të qetë”.
Kur futen monedhat, “burri” thotë: “Je më e mira”, ose “Je më e bukur se zakonisht këto ditë”. Por që historia të ketë happy end, përdoruesja duhet të zgjedh përgjigje strategjike kur “burri” në ekran bën pyetje si “Më duket se një miku im diçka ndjen për ty.. A të duket edhe ty kështu..?”
Kjo kumbara mbresëlënëse do dalë në treg në Japoni në muajin shtator dhe do kushtojë rreth 45 dollarë.